Hazizaj në “Bilardo”: SPAK-u po heton, por kjo nuk zgjidh mosfunksionimin e inceneratorëve

Hazizaj në “Bilardo”: SPAK-u po heton, por kjo nuk zgjidh mosfunksionimin e inceneratorëve

Avokati Sokol Hazizaj deklaroi në emisionin “Bilardo” se hetimet e SPAK nuk e zgjidhin mosfunksionimin e inceneratorëve. Hazizaj vuri në dukje se publiku nuk fiton asgjë nga aktet e Prokurorisë së Posaçme. “Nëse kryeministri flet tërë kohën për drejtësinë, të jesh i bindur që struktura e posaçme impenjohet për të bërë 2-3 arrestime në mbështetje të fjalës së kryeministrit gjë e cila mua nuk më pëlqen. Kemi dy inceneratorë, të cilët janë xha të bërë, Elbasani dhe Fieri të cilët nuk po përdoren. Çfarë fiton publiku për shkak të akteve administrativo-penalë të Prokurorisë së Posaçme?! Kemi pezullim të veprimtarisë së tyre?! Nga ana tjetër kemi pasojën negative për publikun që nuk po funksionojnë. Çfarë duhet të bënte politika? Duhet të ndahej nga veprimtaria hetimore, proceduriale dhe gjyqësore e kësaj strukture për t’i vendosur në punë, në efiçencë reale në favor të qytetarëve. Publiku mund të fitojë dëshirën e vet që po futen njerëzit në burg, por s’po fiton pastrimin e ambienteve”, tha Haziazaj. I pyetur a po kthehemi në Republikën e SPAK-ut, Hazizaj tha: “Unë mendoj se nuk është se po krijojmë një Republikë të Prokurorisë, ose të prokurorëve, por po krijohet një klimë që po keqpërdoret nga politika. Mënyra si organizohet marrja e provave, vjen për shkak të fleksibilitetit politik, duke filluar nga shembulli i fundit. Kam parasysh z.Ahmetajn, Bllakon, Kokën, etj. Të gjitha këto nuk kanë ardhur për shkak të sensibiliteteve dhe kërkimeve të qytetarëve, por kanë ardhur për shkak të sensibiliteteve dhe kërkimeve që ka bërë politika, interesit politik. Sa i drejtë është ky interes politik dhe sa do ta rregullojë pasojën përmes shpagimit penal që do të bëjnë personat nëpërmjet vendimeve të gjykatave për dënimin e tyre, kjo është çështje që ha diskutim. Mund të bëjë vaki që edhe dënimi arbitrar në mungesë të provave, vetëm në bazë të ekzistencës së provave që vijnë nga deklarimet politike, të çojë në të kundërtën”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy