Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti para nisjes së Samitit të Berlinit.
Përmes një postimi në Twitter, Borrell thotë se incidentet e djegies së automjeteve në Veri të Kosovës janë të papranueshme.
A theksoi marrëveshjet e arritura duhen respektuar dhe u bëri thirrje palëve për vetpërmbajtje.
“Diskutuam situatën në Veri të Kosovës, veprimet përçarëse, si djegiet e automjeteve, janë të papranueshme. Marrëveshjet e dialogut duhet respektuar. Thirrje të gjithë të veprojnë me vetpërmbajtje. Kemi diskutuar për rrugën para drejt normalizimit”, ka shkruar Borrell.



