
Rikthehet sërish historia e emigrantit shqiptar Eduard Derka i cili akuzohet për vrasjen e ish pronarëve të tij grekë, ku në një lidhje skype ekskluzivisht me “Zgjohu me MCN” ka rrëfyer të gjithë ngjarjen që nga fillesat e saj.
Duke u shprehur se është i pafajshëm dhe se akuzohet për ngjarje për të cilat s’ka lidhje, Derka nga arratia shprehet se u akuzua për vrasjen e dy pronarëve të tij grekë për të cilin kreu dhe 5 vite burg pa prova, por që më pas u shpall i pafajshëm dhe aktualisht çështja është rihapur sërish.
Ai tha se çdo akuzë e ngritur mbi të është bërë nga pronari i tij grekë pasi Derka nuk pranoi që të kryente një vrasje që ai e kishte porositur, ndërsa për rihapjen e çështjes nuk e di se kush fshihet pas saj.
Kam qenë emigrant në Greqi dhe pronari ishte i ngatërruar me çdolloj pune, mua më mori për të ruajtur familjen, truprojë për fëmijët e tij. Pastaj filloi të më akuzonte për vjedhje, vrasje kur unë s’kisha lidhje isha me shkollë.
Akuzat kanë qenë të shumta por pasi kreva 5 vite burg në Greqi dola i pafajshëm. Akuzat fillestare kanë qenë nga pronarët e mi më akuzonin për vjedhje, kërcënime, pastaj filluan problemet mes nesh pasi ish-pronari im ishte i ngatërruar në shumë probleme dhe në vend që të vrisnin atë gabimisht vranë gruan e tij dhe ai më akuzonte mua për vrasjen.
Personi ishte i njohur nga shteti, fillimisht u vra gruaja dhe ai më akuzoi mua pas disa muajsh u vra dhe ai vetë dhe nuk mora vesh se si mund ti vrisja unë ata persona nga burgu. Çdolloj gjëje që ndodhte ai më denonconte mua për çdo telefonatë që unë bëja me të kur i kërkoja pagesat e mia që më detyrohej, por vetëm e kam sharë në telefon asnjëherë s’kam bërë kërcënime me jetë siç ai pretendonte.
Ai më ngarkoi të bëja një vrasje por unë s’mund ta bëja këtë dhe ndoshta kjo ka qenë dhe arsyeja e hakmarrjes së tij. Ai kishte probleme me disa persona të tjerë dhe gjatë kohës kur unë punojë që i ruaja familjen atij ai më ofroi punë të kryeja një vrasje, nuk pranova dhe ai më futi në burg dhe pas 5 vitesh dola i pafajshëm ndërkohë që kur dola ata ishin vrarë.
Në burg kanë tentuar 4 herë të më vrasin. Ish pronari im e dinte që unë s’kisha lidhje me vrasjen dhe e dinte shumë mirë kush ishin personat që ja kanë vrarë gruan. As vetë nuk po arrij ta kuptoj kur unë akuzohesha për vrasjen e gruas dhe të atij nga burgu dhe pastaj dal i pafajshëm dhe tani pas rihapjes sërish të çështjes dal krimineli. Më kanë shkatërruar gjithçka.
Më tej ai shprehet se shteti grek bazohet në fjalët e personit të ndjerit ish pronarit të tij se në çdo telefonatë që bënte me të ai shkonte dhe e denonconte sikur Derka e kërcënonte me vrasje.
Nuk e kam idenë dhe se di fare se kush mund të jetë personi që e ka rihapur çështjen. Kanë ngelur dosjet e tij në polici dhe policia ngaqë s’kanë gjetur akoma kriminelin fokusohet te personi që ish pronari im ka akuzuar gjithmonë. Kush i ka jetuar burgjet greke e di dhe kur të gjesh të vërtetën s’kam më kohë të merrem me disa plera, me disa gjëra që nuk janë në jetën time sepse janë gjëra që po më shkatërrojnë fizikisht, psikologjikisht dhe familjarisht.
Në vendin grek nuk mund të gjesh të drejtën. Çdo gjë ishte personale me mua, nuk u përfshi familja. Aktualisht jam i kërkuar sërish nga policia për vrasjen e ish-pronarit tim grek ndërsa për vrasjen e gruas së tij unë dhe një polic. Në këtë kohë që flas nuk kam kohë të humbas me avokatë. Unë dua të vazhdoj jetën time s’mund të merrem me këtë çështje të pavlerë që se kam bërë dhe që s’kam lidhje fare.
Unë i kërkoja lekët e mia ai më denonconte sikur unë e kërcënoja. Kur personi nuk kishte më të paguante dhe pafajësia ime erdhi pasi ata nuk kishin më fakte që të mbanin më në burg. U habita kur më nxorën të pafajshëm. E kam të pamundur të kthehem në Shqipëri dhe nuk dua të kthehem më. Nëna ime është absurde të shohë djalin e saj në këtë gjendje sepse kam pasur sulme për ekzekutim dhe në shtëpinë time në Shqipëri.



