Avokati Ledio Braho thotë se rasti i Bashkisë Himarë është rasti tipik i një AMTP-je të falsifikuar, duke shtuar se 5 512 m/2 në Himarë u regjistruar pa u verifikuar.
Në një intervistë me gazetarin Arsen Rusta për emisionin “FactCheck”, Braho thotë se shkak për këtë problem bëhet edhe shfuqizimi i komisioneve që kryenin verifikimin e titujve të pronësisë.
Nuk e shoh si padituri të ligjit, por si mënyrë të paligjshme për të përfituar pasuri në mënyrë të padrejtë. Rastet kanë të bëjnë me aktet e marrjes së tokave në pronësi. Ky është problemi më i madh sot. Aktet e marrjes së tokave në pronësi janë falsifikuar rëndom dhe më pas është ndjekur procedura e regjistrimit të tyre nëpërmjet bashkive dhe ASHK-së dhe hipotekës.
Deri në 2020 pranë çdo prefekture kishte një komision që kryente verifikimin e titujve të pronësisë. Dhe kanë pasur goxha rol aktiv deri në momentin që kanë funksionuar. Vetëm në Tiranë për rreth 8 janë hapur rreth 1600 procese gjyqësore për AMPT e falsifikuara, ishte filtër parandalues dhe ishte pozitive.
Me ligjin e ri për ASHK-në nuk ka një strukturë të tillë dhe ASHK ka bërë zero verifikime sa i përket AMTP-ve gjatë kësaj periudhe. Nga 2020 e deri tani. Rasti i Bashkisë Himarë është rasti tipik i një AMTP-je të falsifikuar, nga 1 mijë metra katrorë AMTP-ja ishte falsifikuar në 5500 metra katrorë dhe ishte regjistruar pa u kryer verifikimet e duhura. Ishte marrë pjesë nga tokë shtet.
Kur është vetëm me tokë shtet në momentin që nuk eksitojnë më këto komisione nuk ka kush I verifikon dhe personat që kryejnë falsifikime përfitojnë pasurinë. Në rastin e Bashkisë Himarë, duke qenë se 1 mijë metra katrorë ishin synuar nga një palë private, është ajo palë private që ka iniciuar të gjithë procesin që kemi arritur në hetimet e SPAK.
Në dijeninë time, në këtë rast falsifikimi ishte aq i hapur dhe aq flagrant saqë numri i pasurisë nuk ishte numër pasurie i periudhës që kishte dalë AMTP-ja , por ishte numër pasurie i hartave që janë sot. Nuk bën sens që nga kjo pjesë.
Kjo vjen si pasojë e ligjit të ri, shfuqizimit të komisioneve dhe që supozohet ta kryente verifikimin ASHK-ja, por është një tregues, sidomos në zonat bregdetare të jugut që ka pasur falsifikime gjerësisht sa i përket marrjes së tokave të shtetit, nëpërmjet AMTP-ve të falsifikuara.
Braho tha se beson se ASHK-ja më problematike është ajo e Vlorës.
Besoj se ASHK-ja më problematike duhet të jetë ajo e Vlorës, edhe nga historiku, që ka pasur si ASHK, pa u nisur nga procedimet penale. Vetë fakti që janë ndryshuar dhjetëra drejtorë në 7-8 vite tregon që është ASHK problematike, se është zona e bregdetit të jugut.



