Vrasja e recepsionistit në hotelin në Dhërmi, dalin sot para gjykatës dy bashkëpunëtorët në krim

Vrasja e recepsionistit në hotelin në Dhërmi, dalin sot para gjykatës dy bashkëpunëtorët në krim

Për ngjarjen ë rëndë të vrasjes së 31-vjecarit Eraldo Nevruzi në Dhërmi, dy bashkëpunëtorët e autorit Gerald Shehu 43 vjeç dalin sot në gjykatë të Vlorës.

Prokuroria e Vlorës kërkon për të dy këta persona masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa seanca gjyqësore nis sot në orën 12:00.

Ndërkohë shtetasit Daniel Qose dhe David Larti kërkojnë masë më të lehtë sigurie.

Krahas bashkëpunimit që kanë bërë me policinë për të dhënë dëshmi, të dhëna që ndihmuan në zbardhjen e vrasjes ata pretendojnë gjithashtu se janë kërcënuar për të dhënë ndihmë në largimin e trupit nga ambientet e hotelit.

Drupal Ad

Për sa i përket ngjarjes në fjalë ende nuk është gjetur arma e krimit. Gëzhoja që është goditur 31 vjeçari është gjetur në një kasafortë në brendësi të hotelit teksa armën e krimit mendohet se Gerald Shehu e ka fshehur ose e ka hedhur në ndonjë pjesë të rrugës përgjatë itinerarit të tij.

Në Greqi 43-vjeçarit i është komunikuar masa e arrestit e dhënë për të, për disa vepra penale.

Aktualisht vazhdojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë por pritet që kjo gjë të zgjasë disa ditë. Sakaq autori i dyshuar i ndaluar në Greqi nuk ka preferuar të japë detaje në lidhje me ngjarjen.

Nëpërmjet avokatëve ai po kërkon të ekstradohet drejt Britanisë se Madhe mbi motivin se është me shtetësi angleze.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy