Dënimi me burg i McGonigal, Papa: Dosja e Ramës voluminoze, Dumani ka të drejtë ta kërkojë

Dënimi me burg i McGonigal, Papa: Dosja e Ramës voluminoze, Dumani ka të drejtë ta kërkojë

Autori i emisionit “Fokus” Robert Papa, për dënimin e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal së fundmi me dy vjet burg, thotë se dënimi i Uashingtonit ka qenë për 28 muaj dhe ai dje përfundimisht ka hyrë në qeli, pasi iu shty tre muaj për shkak se pati një takim 7 orësh me krerët e inteligjencës amerikane.

Në një intervistë për edicionin e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se dosja e Edi Ramës është voluminoze, është shumë e madhe dhe se kreu i SPAK, Altin Dumani duket ta ketë marrë dhe teknikisht ka të drejtë ta kërkojë.

Drupal Ad

Kisha idenë se mund ta kërkonte në gjykatë por nga ato konsultime që kam pasur këtu dosja mund të merret edhe te FBI se krimet më të mëdha financiare McGonigal nuk e ka bërë në SHBA, por në Shqipëri.

Në SHBA pati një lloj pazari. Akuza në Uashington është se nuk ka deklaruar se ka pranuar 225 mijë dollarë nga ish-sigurimsi shqiptar Neza, që i ka quajtur si borxh. Në fakt nuk ka ngjarë kështu.

Prokurorët pranuan ta dënojnë gjithsej me gjashtë vite burg, ka dhe tre vite të tjera me kusht janë nëntë vjet.

Nuk janë pak për një zyrtar të lartë të FBI i cili sipas medias si shqiptare dhe amerikane ka shkundur rreth 20 milionë dollarë me emra të oligarkëve shqiptarë dhe për Ramën është skandaloze dhe nga një kanal minor si kanali i majtë RAI3, akuzat se në zyrën e tij hyn çdo njeri edhe me të kaluar kriminale.

Edhe thjesht McGonigal nuk ka si të hyjë në zyrën e kryeministrit pa një protokoll se ndryshe ne pranojmë që jemi një shtet bananesh. Ka një protokoll se kush hyn dhe për çfarë flet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy