
Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit gjatë orëve të fundit.
Në Qarkun Korçë gjatë natës ka patur reshje shiu/dëbore. Reshjet kane qenë në formë dëbore ne kuotën +1200 m.
Në rrugën e Dardhës nga km 6 -km 13, reshje dëbore, trashësia 5 cm deri 15 cm. U punua me mjet borëpastruese për pastrim dhe kriposje.
Në aksin Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë reshje dëbore të pakta.
Qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme dimërore. Temperaturat mesatare 0 grade.
Aktualisht moti i alternuar i kthjellët/vranët dhe me reshje të pakta. Në akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka probleme në rruge.
Kontraktorët në gatishmëri për Mirëmbajtje Dimërore dhe Emergjente nisur edhe nga parashikimet e motit për orët në vijim.
Ndërsa në qarkun e Lezhës, gjatë natës kanë vazhduar reshjet me intensitet të ulët, herë- herë deri mesatar. Situata paraqitet e qetë.
Niveli i lumit Drin është +1.5 m nga +2.0 m që është kuota kritike, nga mbrëmë kemi një rënie të nivelit me 0.3 m.
Hidrovoret kanë punuar me kapacitet të plotë. Vërehen ulje të temperaturave dhe reshje dëbore në lartësitë mbi 800 m mbi nivelin e detit. HEC Shkopet dhe HEC Q Molle , vijojnë shkarkimet ne nivel mesatar, pa shkaktuar dëme.
Edhe gjatë ditës sw sotme nuk po bëhet mësim në dy shkollat të cilët një ditë më parë ishin nën pushtetin e ujit, ‘Gjergj Kastrioti’ dhe ‘Besëlidhja.



