Meta pret komandantin e FSK: Kosova e meriton të jetë anëtare e NATO-s

Meta pret komandantin e FSK: Kosova e meriton të jetë anëtare e NATO-s

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Leitnant Rrahman Rama.

“Ndamë mendime tepër të vyera në lidhje me domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit mes forcave tona të armatosura, me qëllim përballimin me sukses të sfidave të sigurisë kombëtare që parashtron koha, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë”, tha Meta.

“Kosova e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e NATO-s, dhe do të ketë mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë në këtë drejtim, ashtu si në të gjitha fushat me interes reciprok e kombëtar”.

Meta shprehu, “mirënjohjen e thellë, për sakrificat dhe solidaritetin vëllazëror, gatishmërinë e pashoq dhe profesionalizmin e jashtëzakonshëm të treguar nga FSK dhe Kosova jonë e dashur ndaj Shqipërisë, që në momentet e para pas tërmetit të 26 nëntorit 2019”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy