Bursa bujqësore, Preçi: Thjesht propagandë! Nëse nuk ke prodhim, çfarë do shesësh?

Bursa bujqësore, Preçi: Thjesht propagandë! Nëse nuk ke prodhim, çfarë do shesësh?

Në studion e MCN Live, eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, analizoi “Bursën Bujqësore”, një nismë e prezantuar pak ditë më parë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Preçi tha se kjo nismë është e destinuar të dështojë, pasi nuk janë plotësuar një sërë kushtesh që garantojnë një treg efektiv të produkteve bujqësore. 

 

Ka pasur një përpjekje para 25 vitesh për të krijuar në Ministrinë e Bujqësisë një drejtori statistikash që të orientonte çmimet në tregje. Kjo do të përcillte sinjale te tregtarët dhe konsumatori. Kështu funksionon. Por Shqipëria nuk ka sistem bursash. Ka përpjekje nga palë të interesuara. 

 

Mungojnë mbështetjet për agropërpunimin. Edhe ato 5 lekë që jep BE, i vodhën. Nuk ka shenja që mund të ndryshojë situata. Qeveria gjen mënyrën të afishojë çmimet. Por nëse nuk ke prodhim si do të shesësh? Vjen vjeshta dhe tregtarët e Korçës hedhin mollët në kanal. 

 

Pompimi i parave të pista në ekonomi ka bërë që monedha jonë të mbiçmohet. Janë liruar importet. Kjo ka sjellë shkatërrimin e tregut vendas. Nuk ka politika që mbështet fermerët të mos braktisin tokën. 

 

Është abuzuar me fjalën fermer, në Perëndim ka një koncept tjetër. Ka të bëjë me aftësinë konkurruese dhe ekonominë e shkallës. Mungojnë platformat që mbështesin fermerët shqiptarë. Nuk dallon dot trangullin nga kungulli sepse kanë degjeneruar farërat. 

 

Janë një mori problemesh për t’u zgjidhur. Ne çdo 4-5 vjet shohim përmbytje. Janë 200-500 milionë euro dëme. Ke parë programe për ujitjen dhe parandalimin e përmbytjeve? 

 

Unë nuk di ndonjë sektor ku ka shkëlqyer qeveria përveç propagandës. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy