Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ai dhe presidenti amerikan Joe Biden ranë dakord se Izraeli duhet të shkatërrojë Hamasin dhe se nuk ka "rrugë të mesme", gjatë një interviste me Fox Channel të hënën.
Netanyahu tha gjithashtu se Izraeli duhet së pari të mundësojë largimin e sigurt të popullatës civile nga Rafah para se të hyjë.
“Ne jemi dakord me këtë”, tha ai, duke shtuar, “këtë synojmë të bëjmë”.
Ndarjet midis liderëve të dy vendeve shpërthyen në fundjavë , kur Biden tha se Netanyahu "po e dëmtonte më shumë Izraelin sesa po ndihmonte Izraelin" duke shpërfillur "jetët e pafajshme që po humbeshin" në Gaza.
Biden paralajmëroi se Netanyahu rrezikon të humbasë mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar për rritjen e viktimave civile në Gaza, ku numri i të vdekurve ka kaluar mbi 31,000.
Pas komenteve të Bidenit, Netanyahu dha intervista për shumë media dhe tha se do të vazhdonte një ofensivë ushtarake në Rafah, ku janë strehuar 1.5 milionë palestinezë të zhvendosur.
Zyrtarët izraelitë kanë paralajmëruar se një ofensivë Rafah gjatë muajit të shenjtë islamik të Ramazanit nuk është përjashtuar. Ramazani filloi të dielën mbrëma në të gjithë Lindjen e Mesme dhe do të zgjasë katër javë.



