Shpërthime të shumta nga vullkani “Colima” në Meksikë kanë çuar në evakuimin e qindra banorëve nga shtëpitë e tyre. Colima është i njohur në Meksikë si “Vullkani i zjarrit”.
Shtëllunga tymi të zi dhe hiri u ngritën nga vullkani, 690km në veri-perëndim të qytetit të Meksikës ndërkohë që njoftohet se ka filluar rrjedhja e llavës.
Sipas “BBC” më shumë se 350 njerëz që jetojnë në La Yerbabuena dhe La Becerrera në “këmbët e vullkanit” u evakuuan brenda disa orëve.



