Dy holandezë para gjykatës për shkak të vezëve të infektuara

Dy holandezë para gjykatës për shkak të vezëve të infektuara

Dy shtetas holandezë kanë dalë sot para gjykatës për shkak të skandalit me vezë të infektuara, të cilat janë shitur në gjithë Evropën.

Dy meshkuj, të cilët mediat holandeze i kanë identifikuar si Martin van de B. (31) dhe Matis I.J. (24), kanë dalë në seancën e mbyllur para gjyqtarit në qytetin holandez Zwolle.

Të dy ata akuzohen se kanë rrezikuar shëndetin publik duke përdorur substanca të dëmshme, transmeton KosovaPress.

Menaxherët e kompanisë holandeze “Chickfriend” janë arrestuar të enjten e kaluar, në kuadër të hetimeve për përdorim ilegal të insekticidit të dëmshëm potencial në industrinë e shpezëve.

Kompania holandeze është në epiqendër të skandalit me vezët e infektuara me insekticidin fipronil.

Miliona pula janë tërhequr nga supermarketet evropiane për shkak të frikës se janë të kontaminuara me insekticidin fipronil, i cili është i popullarizuar për trajtimin e rriqrave, merimangave, por është i ndaluar të përdoret në zinxhirin e ushqimit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konsideron se fipronili është helmues kur përdoret në masa të mëdha dhe shkakton dëmtimin e organeve të njeriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy