
Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere që ka përfshirë vendin ka shkaktuar probleme edhe në qytetin bregdetar të Durrësit.Edhe qyteti bregdetar i Vlorës është zgjuar me një mot të keq, me erë shumë të fortë dhe reshje të dobëta shiu. Në Novoselë ku pritet të ketë vërshime më masive të ujit banorët janë lajmëruar të evakuojnë katet e para të banesave të tyre por edhe gjenë e gjallë.



