Gjendja e sigurisë kombëtare/ Presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurimit Kombëtar

Gjendja e sigurisë kombëtare/ Presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurimit Kombëtar

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka vendosur që të mbledhë sot Këshillin e Sigurimit në kuadër të zbatim të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore për të diskutuar mbi analizën e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe prioriteteve për vitin 2023.

Mësohet se mbledhja e Këshillit të Sigurimit, ka si synim dhënien e një panorame të plotë të gjendjes së sigurisë kombëtare në vendin tonë dhe të diskutojë mbi përcaktimin e prioriteteve të vitit në vijim.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon që të japë një panoramë të plotë dhe integruar të gjendjes së Sigurisë Kombëtare në Republikën e Shqipërisë dhe të diskutojë prioritetet për vitin në vijim në funksion të angazhimit të plotë, gjithëpërfshirës të institucioneve në garantimin e sigurisë, lirisë dhe mirëqenies së qytetarëve. 

Ndërkohë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar janë ftuar të marrin pjesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe të ftuar drejtues të institucioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy