
Të paktën 30 persona dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Jug të Indisë. Sipas mediave vendase, tre autobusë janë marrë para nga uji i rrëmbyeshëm, ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit gjetën 12 kufoma nga tre mjetet që u përmbytën.
Përmbytjet në Indi, sipas ekspertëve janë shkaktuar nga ndryshimet klimatike dhe janë përkeqësuar nga shpyllëzimi. Dhjetëra njerëz kanë humbur jetën që nga tetori si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjet e dheut, të shkaktuara nga shirat e dendur.



