Arkady Shilkloper, artisti i madh rus në Tiranë: Tradita muzikore shqiptare, shumë mundësi për zhvillim (VIDEO)

Arkady Shilkloper, artisti i madh rus në Tiranë: Tradita muzikore shqiptare, shumë mundësi për zhvillim (VIDEO)

Arkady Shilkloper, muzikanti rus me famë botërore ndodhet në Shqipëri. I gjendur në vendin tonë pas ftesës së organizatorit të Festivalit Ndërkombëtar të Instrumenteve të Tunxhit, Ilir Kodhima, Shilkloper do të interpretojë në skenë kompozime të veta, por edhe muzikë shqiptare, në një interpretim krahas virtuozëve nga e gjithë bota dhe Shqipëria, ku nuk do të mungojë as improvizimi. Në një bisedë për TemA TV, Arkady Shilkloper rrëfen për koncertin e tij para publikut shqiptar, por edhe për lidhjen e tij të hershme me muzikën dhe mënyrën si ai krijon dhe interpreton.

Ju ndodheni në Shqipëri si i ftuar në Festivalin Ndërkombëtar të Tunxhit. Çfarë mund të thoni për pjesëmarrjen në këtë festival dhe cili është programi që do të interpretoni?

Jam për herë të parë në Shqipëri. Iliri u përpoq t ëmë merret edhe vitin e shkuar, por ishte e pamundur për shkak të koncerteve të mia që i luaj prej 30 vjetësh, thuajse 100 koncerte në vit. Kështu, është hera e parë në Shqipëri dhe hera e parë në festivalin e Tunxhit. Dje ishte hapja dhe interpretova me instrumentët që i përkasin Alpeve, Alphorn. Ishte një lloj ngjarjeje e veçantë. Sot do të luaj me artistë të rinj, shumë njerëz të mirë, që I sapo I kam njohur. Do të luaj kryesisht programin tim, të cilin e kam kompozuar vetë dhe do të luajmë edhe një këngë shqiptare, “Marinaki” dhe mbase një këngë “My finely Valentine”.Do të jetë një koncert 40-45 min jo vetëm për muzikantët e tunxhit dhe studentët, por edhe për njerëzit që duan të vijnë dhe që e duan muzikën.

Ju interpretoni në disa instrumenta njëherësh… E gjeni më të thjeshtë kështu?!

2-Muzikantët apo kompozitorët si unë janë si piktorët. Kështu, për të pikturuar diçka të bukur duhen ngjyrat dhe ndaj unë mbledh lloje të

ndryshëm të ngjyrave. Nuk luaj vetëm në korno, por edhe në corno da caçia, corno pasturiçio, lloje të ndryshme të instrumentëve të kornit. Sot do të interpretoj me elefant horn, një instrument i ri tunxhi. Për mua çdo instrument është si një ngjyrë personale, unike, si një tingull unik, të cilin e përdor për muzikën time. Nuk është e nevojshme të luash të gjithë instrumentet dhe t’ua tregosh njerëzve. Nuk është cirk, nuk është sport. Muzika i përket muzikës. Dëshiroj të tregoj historinë time, kam përvojën time, kështu që përdor instrumentet që më nevojiten. Mbase nesër do të përdor disa instrumente të ndryshëm por nuk është gjë e madhe, nuk është drejtimi im kryesor të koleksionoj instrumente. Unë nuk koleksionoj instrumente, por dua të luaj dhe të gjej ngjyra të reja, tinguj të rinj, kjo për mua është shumë më interesante. 

Cilin instrument që keni më për zemër…

Pyetje e vështirë, sepse i dua të gjithë instrumentet e mi, ndaj i grumbulloj instrumentet, prandaj i kam blerë, por instrumenti im kryesor sigurisht është horn, sepse kam studiuar për të, kam interpretuar në orkestrën e teatrit të Balshojt, në Filharmoninë e Moskës, kështu që mbase horn është instrumenti im kryesor, por gjithashtu i dua edhe instrumentët e tjerë.

Jeni një muzikant i njohur ndërkombëtarisht. Ne donim të dinim diçka për fillimet tuaja dhe rrugën që keni ndjekur deri këtu…

Isha 6 vjeç. Vëllai im më i madh ishte tashmë në një grup muzikor tunxhi, vjioi të interpretonte si bariton dhe më vonë filloi të interpretojë në trombë. Isha 6 vjeç kur fillova të luaj në altohorn, një instrument tunxhi i vogël, i cili nuk ekziston më. Për 4 vjet interpretova në një bandë tunxhi dhe kur isha 10 vjeç fillova horn, sepse tashmë po studioja në Shkollën Ushtarake të Moskës. Në këtë shkolla hapja paradat, kishte shumë disiplinë dhe gjërat ishin shumë strikte. Kur mbarova këtë shkolla isha për dy vjet në Orkestrën Ushtarake në Moskë dhe pastaj në të njëjtën kohë isha njëkohësisht student Akademi..Studiova për 5 vjet dhe gjatë kohës së studimeve isha gjithashtu anëtar I orkestrës së teatrit Balshoj dhe pas 7 vjetësh në këtë orkestër, fillova në Filharmoninë e Moskës. Që nga 1999 jam free-lance, krijoj muzikën time, luaj disa herë muzikë klasike, interpretoj muzikës që kompozitorët shkruajnë enkas për mua. Që prej asaj kohe kam filluar të mbledh gjithë këngët tradicionale, jo vetëm ruse, por edhe ballkanike. Më pëlqen të grumbulloj rrënjë të traditave të ndryshme muzikore nga e gjithë bota, kjo më bën më të hapur për çdo lloj lidhjeje me muzikantët. Më pëlqen të interpretoj me muzikantë të ndryshëm: të folkut, të muzikës xhaz, apo muzikës klasike, nuk ka rëndësi. Muzika është botë e madhe dhe i bën njerëzit të lumtur. Unë jam shumë i lumtur.

 Thatë që koleksiononi muzikë nga e gjithë bota. Po muzikë shqiptare a koleksiononi? Çfarë mendoni për muzikën shqiptare?

Siç thashë do të intepretojmë një këngë shqiptare, “Malenake”, një këngë shumë e bukur, fantastike. Përpara se të vija në Shqipëri dëgjova në youtube disa grupe muzikorë dhe më pëlqeu shumë: një lloj ndjesie mesdhetare, diçka e vjetër që mund të krahasohet me muzikën barok, por akoma më e vjetër, me disa instrumentë druri, flauti. Nuk e njoh mirë muzikën shqiptare, nuk e njoh në thellësi muzikën ballkanase, por unë grumbulloj melodi, gjendfje, ndjenja, emocione, energji. Kjo është për mua më e rëndësishme dhe unë nuk inteppretoj muzikë folklorike, por luaj muzikën time përmes muzikës folklorike. Jam një lloj interpretuesi. Është si të gatuash ushqim, përdor ingredientë të ndryshëm. Përdor ingredientë shqiptarë, rusë, bullgarë, moldavë, indonezianë etj, i vendos bashkë dhe përpiqem t’i kombinoj, të zhvilloj shijen time. Disa herë ti ha dhe nuk i ndien apo shijon këta ingredientë, disa domate, apo specë. Varet nga shija jote dhe sa i mirë je në gatim.  Unë gatuaj muzikë nëse mund ta them kështu.

Mund të na përshkuani një nga këto momente kur “gatuani” muzikë?

Unë kam përvojën time: klasike, improvizime xhazi, shumë elemente të ndryshëm të folkut, si: gjithë këta tinguj janë si ingredient për gatim. Nëse vij në një vend si Tirana dhe takoj muzikantë të tunxhit, ata kanë përvojën e tyre, dikush si muzikant xhazi, një tjetër si muzikant folku dhe më pas fillojmë të gatuajmë së bashku. Unë propozoj ingredientët e mi dhe ata më propozojnë ingredientët e tyre dhe fillojmë të kontrollojmë se si shijojnë, mirë apo keq. Ky është një proces shumë interesant, shumë i bukur sepse kurrë nuk e di rezultatin, nuk e di kurrë çfarë do të ndodhë më pas. Disa herë procesi është shumë më interesant se rezultati. Edhe për koncertin ën Tiranë, ne nuk e dimë reagimin e njerëzve. E di se disa njerëz do të jenë shumë të lumtur dhe do të shijojnë dhe nuhasin muzikë të mirë, e mbase disa të tjerë nuk do ta pëlqejnë sepse nuk do ët jetë në shijet e tyre. E njëjta gjë ndodh edhe në restorante dhe ju sipas shijes zgjidhni se ku do të shkoni.

Muzika juaj është e njohur në botën e xhazit. Keni një lloj lidhjeje të veçantë me këtë lloj muzike dhe mendoni se në Shqipëri ka filluar të krijohet një lloj tradite e xhazit?
 

Mendoj se janë të gjithë elementët tradicionalë, gjithë rrënjët tradicionale për të improvizuar këto idioma të xhazit dhe këto sjellje ndaj xhazit, të cilat janë shumë më interesante se sa nëse shqiptarët do të luanin xhaz standard. E njëjta gjë si unë: unë e njoh mirë xhazin standard, por kur performoj me këto banda përpiqem të interpretoj muzikën time, rrënjët e mia, ingredientët e mi. Kam lidhje shumë të mira me botën e xhazit, por kur njerëzit më pyesin: A je muzikant xhazi?, përgjigja ime është: Jo, nuk jam muzikant xhazi. Nuk jam as muzikant klasik. Jam thjesht muzikant, që do të thotë se jam i hapur për çdo lloj muzike. Nëse njeh traditën klasike, traditën folklorike, traditën baroke, traditën e xhazit është shumë më e lehtë të zhvillosh, shumë më e lehtë të sjellësh zërin tënd për këtë lloj muzike.  Ndaj jam absolutisht i sigurt se tradita shqiptare ka shumë mundësi për zhvillim. Nuk është askush i interesuar që një njeri nga Shqipëria të luajë xhazin standard, apo një rust ë luajë xhazin standard. Për këtë ka me mijëra amerikanë, që e bëjnë shumë më mirë . Kjo është shumë e rëndësishme, të sjellësh zërin tënd. Secili sjell pjesët e veta dhe muzika bëhet shumë më interesante. Jam i sigurt se Shqipëria do të jetë pjesë e kësaj bote të madhe.

Do t’iu sugjeronit një formulë suksesi apo si të bëhen të famshëm muzikantëve të rinj?

Kjo histori nuk ka të bëjë muzikën. Muzika nuk është sport. Nëse doni të fitoni në këtë botë muzikore, kjo është rruga e gabuar. Muzika është emocionale, është lloj shpirtëror i artit. Çdo lloj arti i përket personit që e bën. Për mua arti është botë për emocione. Nuk dua të jap formula për njerëzit, sepse çdo formulë është standard. Nëse do të bëhesh i famshëm, mund të bësh diçka tjetër që mund të të bëjë të tillë. Nuk ka udhë se si të bëhesh i famshëm në muzikë, sepse do të humbësh shpirtin dhe mënyrën për t’u zhvilluar, do të humbasësh mënyrën për të qenë njerëzor. Arti i përket njerëzores. Muzika është totalisht ndryshe. Nuk dua të jap absolutisht asnjë formulë për të qenë i famshëm. Unë nuk dua të jem i famshëm, thjesht dua të bëj atë çfarë dua, atë që ndiej. Kjo është bota ime.

Cilët janë disa nga koncertet e planifikuara pas pjesëmarrjes në festivalin e tunxhit në Tiranë dhe a do t’ju pëlqente të riktheheshit në Shqipëri?

Do të kthehem në Berlin pas disa ditësh, më pas do të shkoj në Moskë. Më pas, po në maj do të interpretoj në një klub të famshëm xhazi në Moskë.  Në 11 maj do të interpretoj në një shkollë muzike. Në 16 maj dpo të shkoj në Bullgari, në Sofje për të interpretuar muzikën time. Mbase vitin tjetër apo për dy vjet, Sergei Nakariakov do të vijë këtu e mbase do të intepretojmë së bashku. Do të më pëlqente të isha këtu sërish.

Bisedoi: Blerina Goce

 

Intervista e plotë /SHILKLOPER: TRADITA MUZIKORE SHQIPTARE, SHUMË MUNDËSI PËR ZHVILLIM

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy