Afera “Pronto”, bien të gjitha akuzat për personat e përfshirë (VIDEO)

Afera “Pronto”, bien të gjitha akuzat për personat e përfshirë (VIDEO)

Bien akuzat për të gjithë të akuzuarit e aferës “Pronto” në Kosovë. Siç raporton “Koha Ditore”, gjatë procesit gjyqësor nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale për të cilën janë akuzuar.

Kështu, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur të pafajshëm të 11 të akuzuarit. Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ish-deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti dhe tetë të akuzuarit tjerë janë shpallur të pafajshëm për veprën penale “shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje”.

Dosja “Pronto” nisi të hetohej nga prokuroria pas disa përgjimeve të publikuara nga “Insajderi”. Përgjimet telefonike kishin në qendër Adem Grabovcin, një nga njerëzit e afërt të Hashim Thaçit, i cili bënte emërime dhe punësime.

Siç raportoi në atë kohë “Insajderi”, Grabovci, një nga njerëzit më të fuqishëm në PDK, për vetëm  dy muaj, nëntor – dhjetor 2011, kishte punësuar qindra njerëz, zgjedh dhjetëra kryetarë e anëtarë bordesh, drejtorë ndërmarrjesh e agjencish të pavarura. Hiqte nga lista njerëz që në teste kishin dalë të parët për poste drejtuese, ndërronte komisione për konkurse, madje anulonte konkurset në ato raste kur njerëzit e tij nuk merrnin pikë të mjaftueshme. Për më tepër, siç del nga përgjimet, Grabovci punësonte njerëz në Policinë e Kosovës, zgjidhte prokurorë e gjyqtarë. Në kuadër të publikimit të përgjimeve u dëgjuan një seri bisedash të Grabovcit me Hashim Thaçi, Kadri Veselin dhe zyrtarë të tjerë të PDK-së.  

Ambasada Amerikane në Prishtinë e ka përmendur shpesh rastin “Pronto” si një nga skandalet për të cilat personat përgjegjës nuk janë ndëshkuar nga drejtësia. Në një reagim në maj të 2019-s, Ambasada Amerikane në Kosovë e rendit këtë dosje si një nga pengesat për udhëtimin drejt SHBA-ve të personave të përfshirë në të.

Ne do të vazhdojmë të shprehim publikisht shqetësimin tonë se askush nuk është duke u mbajtur përgjegjës, përfshirë zyrtarë të Kosovës, për korrupsionin dhe krimin e organizuar që janë qartësisht prezente në rastet Pronto, viza italiane, ikja nga burgu i Dubravës, Toka, dhe Apex, si dhe në raste të tjera të ngjashme”, theksohet në komunikatën që mban datën 16 maj.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy