Mbyllet proçesi votimit në Serbi, në Kosovë zgjodhën përfaqësuesit rreth 58% e serbëve

Mbyllet proçesi votimit në Serbi, në Kosovë zgjodhën përfaqësuesit rreth 58% e serbëve

Ora 20:00 shënoi mbylljen e zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura sot në Serbi, për të cilat u votua edhe në disa zonë të Kosovës me shumicë serbe.

Të drejtë vote në këto zgjedhja nga ku pritet të formohet parlamenti i ri me 250 deputetë patën mbi 6.5 milionë serbë. Po ashtu ata votuan edhe për përbërjen e re prej 120 anëtarësh të Kuvendit të krahinës autonome të Vojvodinës si dhe për udhëheqjn lokale.

Për t’u evidentuar është fakti se në tre komunat jugore të Serbisë me shumicë shqiptare, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanov, për herë të parë pesë partitë shqiptare garuan me një listë të përbashkët.

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europës, OSBE’, grumbulloi votat e shtetasve serbë në Kosovë, të cilat do të dërgohen në Vranjë dhe Rashkë për numërim pavarësisht se gjykata kushtetuese e Serbisë nuk e njeh këtë proçes.

“Numërimi i votave do të jetë përgjegjësi e Komisionit Zgjedhor të Republikës së Serbisë,”- tha OSBE-ja. Në raportin paraprak të ekipeve të OSBE-së në u tha se numri i përgjithshëm i votuesve në Kosovë ishte 55. 178 vota, pra 57.88% të votuesve që kishin të drejtë vote. Sipas OSBE-së, në Kosovë, të drejtë vote në këto zgjedhje kanë pasur 95,334 qytetarë.

Këto zgjedhje të mbajtura në Serbi nuk ishin edhe aq të zakonshme pasi fillimisht ishin caktuar të mbaheshin më 26 prillë, por u shtynë për shkak të koronavirusit. Më tej kushdo nga votuesit që sot shkuan në qendrat e votimit do t’u duhej të kishin maskë me vete pasi përndryshe nuk do të lejoheshin të ushtronin këtë të drejtë të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy