Soko: Hetimi për Veliajn duhet të shkojë deri në fund, drejtësia s’duhet të bëjë kompromis

Soko: Hetimi për Veliajn duhet të shkojë deri në fund, drejtësia s’duhet të bëjë kompromis

Aktivisti nga Nisma Thurje, Pano Soko i ftuar në emisionin “Të Pakespozuarit” në MCN, ka komentuar hetimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga SPAK, duke theksuar se krimi nuk duhet të ketë vend në Shqipëri.

Soko kërkoi që hetimi për Veliajn të shkojë deri në fund, duke theksuar se ai ka disa dosje të hapura, përkatësisht pesë çështje.

Ai u shpreh se nuk duhet lejuar që ata që kanë shkelur ligjin për 34 vjet të shpëtojnë pa pasur llogaridhënie, dhe se drejtësia duhet të veprojë pa kompromis.

“Krimi nuk duhet të ketë spaleta në këtë vend dhe ky është dimensioni politik që e ka SPAK përsipër.

Të na e tregojë patjetër e mbështesim, e mbështesim nuk diskutohet, por mbështetja patjetër nuk do të përkthehet në verbëri dhe unë s'dua ta përkthej as në naivitet të verbër.

Unë kërkoj shumë mirë që t'i shkohet hetimi deri në fund.

Erion Veliaj ka numrin më të madh të dosjeve mos gaboj, janë diku te pesë. Pra, pesë çështje për Erion Veliaj.

Tani unë e marr parasysh këtë fakt dhe nuk dua që këtu njerëzit, domethënë këta njerëz që kanë vjedhur këtë vend për 34 vjet, pra në segmentin e tyre që iu takon 34 vjeçarit, të arrijnë të shpëtojnë paq vetëm e vetëm sepse dikush ka neglizhencën apo dikush bie peng prej e shantazhit apo nuk e di. Unë drejtësinë e shoh si një institucion që jep drejtësi."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy