Spahiu: Nëse Ukraina njeh pavarësinë, rrjedhojë e ndikimit amerikan. Rama e mohoi shtetin e Kosovës si shtet shqiptar (VIDEO)

Spahiu: Nëse Ukraina njeh pavarësinë, rrjedhojë e ndikimit amerikan. Rama e mohoi shtetin e Kosovës si shtet shqiptar (VIDEO)

Profesori i Shkencave Politike, Nexhmedin Spahiu, lëvizjen e Ukrainës për firmosjen e letrës për ndryshimin e politikes perëndimore ndaj Kosovës, e sheh si një letër me rëndësi, qasje që siç tha ai e konfirmoi ambasadori i Ukrainës në Beograd, duke thënë se zërat për njohjen e pavarësisë së Ukrainës nga ana e Kosovës po shtohen.

Në një lidhje për studion e lajmeve të MCN Tv, Spahiu deklaroi se kjo lëvizje është diçka e mirë, për faktin se është në tehun e lajmeve botërore për shkak të luftës dhe do të bënte një jehonë për të gjitha vendet që nuk e kanë njohur Kosovën.

Do kishte jehonë tejet pozitive. Shteti i Kosovës është një fëmijë politik i Amerikës. Të gjitha njohjet që kanë ardhur në Kosovë, përfshi dhe nga vendet fqinje kanë ardhur si rrjedhojë e presionit amerikan ndaj tyre.

Edhe nëse Ukraina do e njohë Kosovën, do vijë si rrjedhojë e ndikimit amerikan.

E njohu apo nuk e njohu Ukraina Kosovën, tehu duhet të shkojë nga dialogu me Serbinë, duke lehtësuar anëtarësimet në organizmat ndërkombëtare.

Kosova nuk duhet të vetekënaqet asnjëherë edhe të marrë njohjen nga Serbia përmes dialogut apo kompromiseve të dhimbshme si autonomia e komunave serbe në Kosovë, që është objekt pazari me Serbinë në këmbim të njohjes.

Sa i takon marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri, Spahiu shprehet se janë akoma marrëdhënie normale, pavarësisht problemeve mes dy Kryeministrave.

Ai shtoi se Kryeministri i Kosovës ka bërë hapin e parë të gabuar, ndaj Kryeministrit të Shqipërisë, duke hapur rrugën e konfliktit dhe acarimit me Kryeministrit shqiptar, për të cilin tha se në disa raste iu hakmor jo vetëm ndaj Kryeministrit Kurti.

Bëri disa veprime që shkojnë në dëm të Kosovës, si propozimi për asociacionin dërguar Macron dhe Scholz, apo anulimi i mbledhjes së dy qeverive, si sanksion ndaj Kosovës dhe deklarata e tij shumë skandaloze se Shqipëria do të mbrojë të drejtat e shqiptarëve në Kosovë.

Prej kujt do i mbrojë? Nga qeveria e Kurtit, nga qeveria legjitime e Kosovës? E mohonte shtetin e Kosovës si një shtet shqiptar.

Çdo Kryeministri shqiptar i takon që të jetë në mbështetje të Kosovës dhe çdo Kryeministër i Kosovës duhet të jetë në mbështetje të Shqipërisë.

Besoj se në mbledhjen e vjeshtës për procesin e Berlinit do marrë pjesë dhe Kryeministri i Kosovës dhe do të ketë relaksim të raporteve mes dy Kryeministrave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy