Analisti Zylyftar Bregu duke analizuar në MCN Live fushatën elektorale tha se PS po u shmanget qëllimisht debateve reale, për të mos dhënë llogari për çka ka bërë 12 vite.
Bregu thotë se Partia Demokratike bën premtime, por s’e ka të qartë metodologjinë e realizimit të tyre.

“Jemi padyshim te forma, te shmangia e problemeve reale që ka vendi. PS në pushtet prej 12 vitesh I shmang qëllimisht debatet reale, për të mos dhënë llogari për çka ka bërë 12 vite. PD vërtet bën premtime, por metodolgjinë e realizimit të premtimeve se ka shumë të qartë. Jemi në këtë shmangie të thelbit. Prandaj kryetari i PS merret me një ligjërim tallavaje. Shmang debatet, shmang ministrat në detyre nga debatet në studio dhe nxjerr kryesisht personalitete që s’kanë detyrim të drejtpërdrejt si z.Koçi, ose elementë të rinj, që s’kanë përgjegjësi direkte me atë që ka ndodhur në 12 vite”.
Sipas Bregut Rama ka shmangur në ligjërimin e tij SHBA-të, duke u fokusuar vetëm te pasaporta europiane.
Ai shton se PD është më e qartë në atë që thotë, por nuk ngjit, dhe duket se PS ndihet komode për fitoren.
“Bregu tha se PS s’ka një program real për bujqësinë dhe është e fokusuar te pasaporta europiane. Në ligjërimin e tij Rama ka shmangur edhe aleatin kryesor të Shqipërisë, SHBA-të, mungon flamuri i SHBA në tubime, dhe flet vetëm për pasaportën europiane. PD është më e qartë në ato që thotë, por kjo s’ngjit. PS duket se ndihet komode për fitoren dhe s’e vret mendjen për atë që thotë”.
Sipas Bregut sjellja e z.Doshi është një strategji elektorale që me PSD-në të maksimalizojë rezultatin e vet.



