Zgjedhja e Presidentit, Mediu: Duhet konsensus, përfshirja në proces e të gjithë palëve përgjegjësi (VIDEO)

Zgjedhja e Presidentit, Mediu: Duhet konsensus, përfshirja në proces e të gjithë palëve përgjegjësi (VIDEO)

Deputeti Fatmir Mediu në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me zgjedhjes së Presidentit të Ri për të cilin u shpreh se është një përgjegjësi e të gjithë palëve për përfshirjen në këtë proces.

Ai tha se duhet konsensus për zgjedhjen e presidentit, pasi mënyra se si ai është zgjedhur ka qenë gjithmonë e ndërlikuar.

Sipas Mediut marrja e mendimit nga qytetarët është thjeshtë një propagandë e Ramës, ndërsa shtoi se duhet të kthehemi te republika parlamentare sepse aktualisht jemi në atë kryeministrore.

Ne kemi një kushtetutë që duhet ti referohemi që presidenti të jetë garant i popullit.  Përsa kohë është vendosur ky proces garanti është kur palët bien dakord apo kanë një kompromis, nëse zgjidhet në mënyrë të njëanshme nuk është garant. Duke pasur parasysh që është autoriteti më i lartë në vend mendoj se është përgjegjësi e të gjithë palëve politike të përfshihen në këtë proces. Unë jam për zgjedhjen e presidentit nga populli. Shpresoj të kemi një veprim konkret dhe për të hyrë në një analizë konkrete. Duhet ti rikthehemi republikës parlamentare sepse aktualisht jemi në një republikë kryeministrore. Mënyra sesi zgjidhet presidenti ka qenë gjithmonë e ndërlikuar, por duhet konsensus mënyra e zgjedhjes së presidentit.

E para mendoj se opozita duhet të marri pjesë për të shprehur vullnetin e saj të plotë dhe njëkohësisht për të negociuar, është detyrimi ynë përballë shqiptarëve dhe kushtetutës dhe jo Ramës. Sa i përket mënyrës së negocimit, kemi qenë më të vlefshëm kur kemi qenë si opozitë. trupi negociator duhet të jetë një trup i tërë. Mendoj se PD edhe përfaqësuesit duhet të gëzojnë besimin e opozitës. Sa i përket marrjes së mendimit nga qytetarët më shumë është një proagandë dhe shoë e Ramës.

I pyetur nëse ka emra seriozë për këtë post, Mediu tha se shoqëria shqiptare mendoj se ka autoritete që kanë kontribuar në fusha të ndryshme që mund të marrin rolin e presidentit dhe të respektojnë jo vetëm veten e tyre por dhe shoqërinë shqiptare.

Por ajo që mbetet e rëndësishme është  të bëhet një proces serioz. Prandaj duhet ti japim vlerë dhe solemnitet këtij procesi dhe opozita duhet të luajë rolin e vet në këte proces. Nuk jemi në boshllëk për këtë proces kushtetues, prandaj dhe dje ne bëmë një propozim që të kemi një trup të përbashkët opozitare. Është një situatë që të përpiqemi të kryejmë të gjithë detyrat tona, pastaj barra e përgjegjësisë është e të gjitha palëve. Nuk kemi pasur diskutim për një emër. Kam kontaktuar dje me deputetët, Alibeaj, Vasili, Kryemadhi dhe shpresoj të arrijmë në një përfaqësi sepse sa herë opozita ka përjashtuar veten nga proceset asnjëherë nuk fiton.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy