
Ish-drejtuesi i stacionit të policisë në Dhërmi, Sokol Bode, është arrestuar mbrëmjen e së enjtes pas pesë vitesh në arrati. Ai është dënuar me 12 vjet burg nga Gjykata e Posaçme, nën akuzën e bashkëpunimit me grupin e “Habilajve”, për trafik ndërkombëtar të drogës.



