Sezoni turistik, Maci: Suksesin nuk mund ta gjykojmë nga shifrat e hyrje-daljeve 

Sezoni turistik, Maci: Suksesin nuk mund ta gjykojmë nga shifrat e hyrje-daljeve 

Nuk mund të flasim për sezonin më të suksesshëm turistik vetëm duke gjykuar nga shifrat zyrtare.

Leonard Maci, nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, tha në emisionin MCN Economy se ata që llogariten si turistë janë shpesh individë me dyshtetësi, që nuk përdorin strukturat akomoduese që ofron hoteleria në vend.

Maci tha se numri i shtretërve është akoma i pamjaftueshëm, ndërsa veçoi 2018-n si vitin më të suksesshëm për turizmin.   

Nuk është bërë asnjëherë ndarja e atyre që kanë dyshtetësi. Numri i shtretërve është akoma i pamjaftueshëm. Pra këta që vijnë nuk janë të gjithë turistë që vijnë në strukturat akomoduese.

Mund t’u referohemi të dhënave të INSTAT, por duhet t’u referohemi edhe atyre të Bankës së Shqipërisë. 

Faktori i pandemisë krijoi disnivelet e veta. Në gjykimin tim vitet më të suksesshme kanë qenë 2017-2019. Vitit 2018 pati një rritje të jashtëzakonshme.

Shteti shqiptar duhet të investojë në marketing. Duhen rimarrë në konsideratë prania jonë në tregjet ndërkombëtare të turizmit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy