Historia e Endit me ‘paraplegji inferiore’: Sëmundja nuk më ka penguar të vazhdojë përpara

Historia e Endit me ‘paraplegji inferiore’: Sëmundja nuk më ka penguar të vazhdojë përpara

Në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, erdhi sot historia po aq e dhimbshme aq edhe frymëzuese e Endi Duhanxhiut, nga Elbasani e cila është e diagnostikuar me ‘paraplegji inferiore’.

Nga e njëjta sëmundje vuan edhe i vëllai, por ajo shprehu forcën dhe guximin që ta bindte atë të postonte video me të në rrjete sociale.

Endi thotë se ka gjetur forcën për të vazhduar përpara përmes shkollës, dhe tanimë ajo po mbaron masterin për marketing.

Unë postoj video nga jeta ime e përditshme. Sfida më e madhe ka qenë të ja mbushja mendjen vëllait tim, i cili edhe ai është me të njëjtën sëmundje, por e kishte kompleks karrocën.

Unë vazhdoj masterin për marketing, studimet i kam mbaruar për administrim biznesi.

Me gjithë sëmundjen time, nuk jam ndjerë kurrë e paragjykuar edhe pse më kanë paragjykuar, por kam vazhduar përpara. Më kanë përgëzuar për guximin, mami është ajo që na rin 24 orë mua e vëllait dhe na motivon tërë kohës.

Më shoqërinë kam udhëtuar edhe në Francë dhe ja kemi kaluar mjaft mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy