Tërmeti me magnitudë 7.7 godet Azinë Juglindore, shembet ndërtesa 30-katëshe në Bangkok (VIDEO)

Tërmeti me magnitudë 7.7 godet Azinë Juglindore, shembet ndërtesa 30-katëshe në Bangkok (VIDEO)

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi Mianmarin qendror, në Azinë Juglindore. 

Tërmeti ka ndodhur 16 kilometra në veriperëndim të qytetit të Sagaing, në një thellësi prej 10 kilometrash, rreth orës 14:20, sipas kohës lokale.

Lëkundjet u ndjenë në Kinë edhe në Tajlandë.

Në kryeqytetin e Birmanisë, Naypyidaw, shumë rrugë u dëmtuan. Mediat e huaja raportojnë se tavanët e ndërtesave ranë.

Edhe në Tajlandë, një rrokaqiell 30-katësh në ndërtim e sipër u shemb. Sipas CNN në këtë ndërtesë ndodheshin 50 persona.

Burimet mjekësore lokale raportuan se 43 punëtorë janë bllokuar nën rrënoja.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy