Kuvendi Kombëtar i PD/ Basha me dy funksione, i merr Bardhit kompetencat e kreut të grupit parlamentar

Kuvendi Kombëtar i PD/ Basha me dy funksione, i merr Bardhit kompetencat e kreut të grupit parlamentar

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar ndryshimet në statutin e PD-së, në mbledhjen e mbajtur sot në  Pallatin e Sportit "Asllan Rusi".

Mes porpozimeve të miratuara ishte edhe neni 48 që i jep Lulzim Bashës edhe postin e kreut të Grupit Parlamentar!

Kryetari i Partisë Demokratike do të jetë edhe kreu i grupit parlamentar kur kjo parti të jetë në opozitë.

Kjo nënkupton që Lulzim Basha merr dy funksione, duke ia kaluar vetes kompetencat e Gazment Bardhit. 

Në Nenin 48, pika 3, të statutit thuhet: "Kur PDSH nuk është shumicë qeverisëse, Kryetari i Partisë është edhe Kryetar i Grupit Parlamentar. Kryetari i Partisë, me autorizim të tij, mund të caktojë një prej Nënkryetarëve të Partisë për të drejtuar Grupin Parlamentar”.

Vlen për t'u theksuar gjithashtu që në Nenin 45 nuk përcaktohet në asnjë pikë detyrimi që kryetari të japë dorëheqjen nëse humb zgjedhjet. 

Kujtojmë që së fundmi raportohet për negociata mes grupit Berisha dhe atij Bardhi, me qëllim bashkimin në një të dy grupeve parlamentare. 

Vet kreu i Rithemelimit Sali Berisha e ka përsëritur shpesh se është i hapur për afrimin e çdo deputeti, duke përjashtuar këtu Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy