Aksidenti tragjik në Këlcyrë, Basha: Rruga e rrezikshme, përdoren shoferë “pilotë” për transportin e emigrantëve (VIDEO)

Aksidenti tragjik në Këlcyrë, Basha: Rruga e rrezikshme, përdoren shoferë “pilotë” për transportin e emigrantëve (VIDEO)

Eksperti i sigurisë, Faik Basha, e sheh të veshur me shumë pikëpyetje aksidentin e ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, ku dyshohet si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë, duke humbur jetën 8 persona, drejtuesi i mjetit nga Shkodra, dhe 7 persona të cilët dyshohet të jenë nga vendet e treta.

Nga studio e MCN Live, Basha tha se konstatimi i mjetit është bërë në orën 02.00 të natës, duke shtuar se veprimet janë akoma të veshura me mister për mënyrën se si është reaguar nga policia dhe se si mjeti nga drejtimi për në Tiranë është kthyer drejt Përmetit.

Mjeti i policisë është vënë në ndjekje të automjetit të dyshuar dhe ka humbur nga kontrolli vizual dhe në orën 04.00 është konstatuar se mjeti ka pësuar aksident dhe ka rënë në lumin Vjosë.

Patrullat janë aty për të ofruar siguri dhe jo për të kryer veprime të cilat mund të rrezikojnë jetën e çdokujt.

Nuk dimë nëse është e vetmja patrullë apo janë bashkuar mjete të tjera. Edhe shtatë orë pas identifikimit, akoma viktimat mbeten në vendin e ngjarjes, duke u mbledhur gjithë provat.

Shqipëria është një pikë strategjike, ku është bërë fenomen kalimi nga Greqia drejt Malit të Zi dhe përdorimi i tokës shqiptare nga ana e grupeve që merren me kalimin e këtyre klandestinëve.

Rruga ku ka ndodhur aksidenti, gjatë gjithë gjatësisë së saj paraqet rrezik nëse ecën me shpejtësi mbi norma.

Vendi ku ka ndodhur aksidenti është një kthesë, shoferët që merren me transportin e emigrantëve të paligjshëm janë pjesë e grupeve që merren me këtë punë.

Mjetet që përdoren për këtë punë, merren me qira, për të mos lënë gjurmë kanë strategji që të ndryshojnë dhe mjetin gjatë rrugës.

Marrja e mjeteve me qira dhe përdorimi i shoferëve “pilotë”, të cilët kanë qenë të aftë që t’iu shmangen patrullave të policisë.

Kalimi i emigrantëve të paligjshëm zakonisht bëhet nga kufiri i gjelbër.

Policia tha zyrtarisht se rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz  ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Si pasojë e daljes nga rruga  kanë humbur jetën 8 shtetas, 7 shtetas dyshohet se janë  nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy