Vritet me armë 40-vjeçari në Korçë, autori vetëvritet pas krimit (EMRAT)

Vritet me armë 40-vjeçari në Korçë, autori vetëvritet pas krimit (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e së mërkurës qytetin e Korçës. Një 40-vjeçar mbeti i vrarë me armë zjarri, ndërsa autori kreu vetëvrasje pas krimit. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga “Koço Golniku”, ku sipas policisë, shtetasi Jorgo Prifti, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Emiljano Pine, rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë. Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy