Një kompani kosovare shiste mish të importuar nga Brazili në Shqipëri, duke i manipuluar certifikatën e origjinës.
Lidhur me rastin në fjalë, Granit Sokolaj, Drejtor Ekzekutiv i Qendra ALERT, i ftuar në “MCN economy”, thotë se kjo çështje është skandal por jo në raport me sigurinë ushqimore.
Ky rast përbën një skandal por jo skandal në raport me sigurinë ushqimore.
Unë e kam ndjekur si rast, kompania është një kompani e madhe nga Kosova e cila importon mish në Kosovë, nga Brazili siç bëjnë edhe kompanitë e përpunimit të mishit në Shqipëri.
Sokolaj, thotë se mishi nga Brazili ishte i sigurt, por është mashtruar konsumatori.
Tani ajo çfarë u publikuar ka brenda dy skandale. I pari në raport me mashtrimin e konsumatorëve sepse mishi i importit përdoret për industri, në kuptimin e përpunimit të mishit, sallamrave, etj por edhe ajo çfarë ne shohim në markete, dyqane, edhe restorante.
Kompania e Kosovës e cila ka edhe elementë për mbarështim të gjedhit për mish, sillte në Shqipëri përmes distributoreve, mish të cilën ne më pas e konsumonin ne restorante, bujtina, në zona turistike qe ne e mendonim për mish të asaj zone, por në fakt ishte mish importi Brazili. Pra, ky është skandali i parë, te mashtrimi i konsumatorëve dhe e dyta është çështje financiare.
Për shkak të marrëveshjes se CEFTA-s, vendet e rajonit nuk kanë detyrime doganore, gjë që lëviz produkti lirshëm pa barriera , pa tarifa dhe përben një përfitim më të madh për kompaninë. Pra këto janë dy projekte kurse në raport me sigurinë ushqimore ne nuk çalojmë, si produkt se ku e ka origjinën ajo.
Pra, ne shkojmë ne restorant dhe mishi i Brazilit na shittë për mish te zonës.
Drejtori ekzekutiv i Qendrës ALERT, vlerëson se arsyeja e manipulimit me origjinën e mishit qëndron te rritja e çmimit dhe heqja e taksave, çfarë bën që ata të na shesin mish të importuar si produkt vendi.
Ky është rast që ndër vite mund të jetë i përsëritur.
Kompani në fjalë në Kosovë, ka interes se ai blen produkt më lirë dhe e shet në Shqipëri, sigurisht si mish Brazili, pavarësisht dokumenteve dhe e shet me një fi më të lartë se sa ja shet industrisë. E dyta, kompania nuk paguan doganë, atë tarifat doganore, ky është arsyetimi në aspektin ekonomik.
Kurse blerësit këtu, marrim një produkt shumice dhe sigurisht ma një normë tjetër fitimi prape me rritjen e çmimit blerësi ka një çmim më të mirë se sa të therur në Shqipëri ose Kosovë. Pra e gjitha kjo bëhet për arsye ekonomike, të gjithë kanë normë fitime të lartë dhe kur vjen fundi edhe nëse ne e marrim në dyqan, edhe pse kur i shoh te mishtorët te varura dhe diku ka sasi mishi të pjekur masivisht, dyshoj se janë nga Zelanda e Re të ardhur. Pra, na e shesin neve si produkt vendi, qe d.m.th. se norma e fitimit te tyre është shumë herë më e lartë.



