Manjani flet pas shkarkimit: Rama më shkarkoi për hakmarrje, nuk mund të hesht

Manjani flet pas shkarkimit: Rama më shkarkoi për hakmarrje, nuk mund të hesht

Ministri i shkarkuar, Ylli Manjani, ka dalë para mediave sot në mesditë pak pas vendimit të qeverisë për largimin e tij nga detyra. Manjani e nisi fjalën e tij në mënyrë ironike me një falënderim për mediat lidhur me njohjen me lajmin se do të shkarkohej nga detyra.

“Ishit ju që më njoftuat që jam shkarkuar. Po kështu u katandis kjo qeveri. Ju falënderoj që më keni dhënë mundësinë në përçoj mesazhe profesionale dhe parimore, sepse në jetën time i tillë jam përpjekur të jem”, tha ai.

Ministër më bëri LSI-ja

Mua mu dha mundësia, ma dha LSI dhe Ilir Meta, që i jam mirënjohës, që pas investimit tim politik, i mungonte karrierës time edhe kjo detyrë. Bëra më të mirën, nuk ishte ajo që doja të ishte.

Më shkarkuan se zgjodha të flas

Kur kam hyrë në qeveri kam gjetur një praktikë që nuk kishte lidhje me kushtetueshmërinë. Mbledhja e qeverisë është në kundërshtim me Kushtetutën. Ministrat nuk janë të lejuar të flasin aty. Me Ramën nuk ka debatuar për çështje personale, por vetëm për çështje parimore. Çfarë kam pasur, unë e kam thënë. Nuk i kam borxh askujt.

Rama presione Metës për të më shkarkuar

Që prej verës së kaluar, Rama ka harxhuar kohë për të bërë presion ndaj kryetarit të Parlamentit. Arsyeja që ai thotë është se unë flas pa lejen e medias. Rri urtë e bëj tendera dhe je burrë i mirë.

Qeveria është e kapur

I jam mirënjohës LSI. Unë nuk hyj në debate nëse vazhdon apo jo koalicioni, nuk bëhem pjesë e kësaj. Por e vërteta është se kjo qeveri është e kapur. Më 30 dhjetor qeveria ka marrë një vendim pa u bledhur. Gjysma e qeverisë ishte jashtë. Të guxojë ta bëjë këtë një qytetar i thjeshtë e harrojnë në burg. Cili ministër Drejtësie do të binte dakord me këtë?

Policia ha e pi me Klement Balilin, Ramws i është kërkuar shkarkimi i Tahirit

Unë kam thënë të arrestohet Klement Balili? Ndërkohë që unë thoja, drejtorët e policisë hanin e pinin te Santa Kuaranta. Unë nuk kam komplekse. Ramës i është kërkuar shkarkimi i ministrit të Brendshëm, por ai do të shmangë vëmendjen. 

Rama luan ruletë me interesat strategjike të vendit

Si mundet kryeministri të hedhë interesat e vendit në bastet elektorale të Amerikës? Nga e mori autorizimin për të folur për këto gjëra? Mua më thotë pse flet pa leje, po ai pse flet pa leje? Jemi partnerë në qeverisje.

Shkarkimi im është hakmarrje

Shkarkimi im është hakmarrje e pastër për qëndrimet e mia për kanabisin. Po dalin petët e lakrorit, nuk është ashtu siç thotë kryeministri. Unë e kam vënë në dijeni Ilir Metën. Atij i mbetem mirënjohës.

Mora vesh që është propozuar pasardhësi. Detyra ime është të qëndroj në detyrë derisa të vijë pasardhësi im.  

Arsyet që më përplasën me Ramën

Oponencat e mia janë të verifikueshme. Kanë qenë edhe nga paraardhësi im, Naço. Pa tender jepeshin shuma 400 mijë - 1 milion euro për shërbime avokatie, të gjitha pa tender. Përgjigjja ishte të heqim Avokaturën e Shtetit nga varësia e ministrit të Drejtësisë. Kur kundërshtova koncesionet, kjo ishte arsyeja. Qeveria ka dhënë 2 milionë euro për një studio avokatie që të përballeshin me Beketin dhe e humbën. Studio e zgjedhur nga qeveria pa tender.

Kam bërë detyrën për rastin “Balili”

Unë e kam botuar kronologjinë e veprimeve të ministrisë së Drejtësisë. E gjithë historia ka vetëm një datë, 17 maj 2016, dita kur Ardian Çipa, shefi i Interpolit ka informuar se ndaj Balilit ka urdhër ndërkombëtar. Unë kam thënë se kemi detyrë ta arrestojmë. Nuk është bërë kjo detyrë. Unë e di pse nuk është arrestuar. Policët flenë te Santa Kuaranta. Historitë e ngecjes nuk i pranoj. Mua më çuan në Dubai, ku unë nuk kam qenë kurrë.

Ilir Metës i këndojnë 1001 kumbri në kokë

Ilir Meta ka 1001 kumbrie në kokë. Unë kam kërkuar që ciladoqoftë marrëveshja politike e para apo pas zgjedhjeve, duhet të jetë e detajuar. Nuk jemi votuar për të dhënë shërbime me koncesion, por për të administruar mirë. Ka një kaos politik të theksuar.

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy