
Është arrestuar sot në Turqi Bledar Doçi vëllai i Elvis Doçit, i njohur si “Visi i Pojës”. Bledar Doçi ka rënë në pranga për llogari të autoriteteve italiane, ku është nën akuzë për trafik droge.
Bledi Doçi ishte në kërkim për trafikun e 1,3 tonëve kokainë përgjatë viteve 2020-2025. Ndërkaq 24 masa sigurie u lëshuan nga Gjykata e Breshias në lidhje me grupin.



