Berisha protestë jashtë kryeministrisë, Rama: Kuvendi miratoi ligjin e rëndësishëm

Berisha protestë jashtë kryeministrisë, Rama: Kuvendi miratoi ligjin e rëndësishëm

Ndërsa jashtë zyrës së tij është duke u zhvilluar protesta e thirrur nga Sali Berisha, kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin se Kuvendi ka miratuar këtë të hënë ligjin “Fëmijët nën përkujdesjen e republikës”, për jetimët e të gjithë të rënëve në krye të detyrës apo qytetarëve që humbën jetën duke mbrojtur jetën e të tjerëve apo pronën publike.

“Kuvendi miraton Ligjin "FËMIJËT NËN PËRKUJDESJEN E REPUBLIKËS", për jetimët e të gjithë të rënëve në krye të detyrës apo qytetarëve që humbën jetën në mbrojtje të jetës së të tjerëve apo pronës publike, në kushte situatash fatkeqësie natyrore, si edhe të mjekëve e infermierëve që ndërruan jetë në frontin e luftës kundër virusit Covid19

Themelet e Ligjit për Fëmijët nën përkujdesjen e Republikës:

Pagë e plotë mujore e prindit deri në moshë madhore ose deri në moshën 25 vjeç për fëmijën e vetëm kur ai/ajo ndjek studimet e larta - 140% e pagës kur prindi ka lënë pas dy fëmijë - 150% e pagës kur fëmijët jetimë janë tre - 160% e pagës së prindit kur në familje janë katër fëmijë që kanë humbur prindin e me radhë;

Mbështetje me prioritet për arsimimin dhe punësimin e çdo fëmije nën përkujdesjen e Republikës;

Kujdes shëndetësor i mbuluar financiarisht nga shteti edhe kur fëmija nën përkujdesjen e Republikës, kurohet në struktura jopublike, brenda ose jashtë vendit.”, shkruan Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy