Ka përfunduar në mënyrë tragjike krimi i ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Nertil (Refit) Buzi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën e tij.
Pasditen e sotme, rreth orës 16.35, ai i ka dhënë fund jetës me armë zjarri duke refuzuar dorëzimin, teksa ishte mbyllur në makinën e tij dhe ishte rrethuar nga policia.
35-vjeçari, shkoi në banesën e ish-të fejuarës së tij, Rozalinda Plaku duke qëlluar me armë drejt familjarëve të saj.
Për pasojë humbi jetën ish-vjehrri Kosta Plaku dhe mbeti e plagosur rëndë ish-vjehrra Belere Plaku.
Më tej ai mori me forcë ish-të fejuarën në makinë, për ta liruar pak orë më vonë gjatë operacionit të policisë.
Situata ishte përkeqësuar pas ndarjes së çiftit, ku 35-vjeçari nuk e pranonte dot refuzimin e Rozalindës.



