Shërbim me dashuri për të varfërit/ Kodheli: 300 qytetarë marrin ushqim çdo ditë në mensë (VIDEO)

Shërbim me dashuri për të varfërit/ Kodheli: 300 qytetarë marrin ushqim çdo ditë në mensë (VIDEO)

E quajnë mensë, por në thelb rrezaton përkujdesje, dashuri dhe ngrohtësi njerëzore.
Në një qoshe afër “Shkollës së Kuqe” në Tiranë, pakkush e di që ekziston një godinë e thjeshtë që mbledh ata që kanë nevojë për tu ushqyer qoftë edhe një pjatë gjelle të ngrohtë. Quhet “Mensa- Shërbimi i Dashurisë”. Ajo iu shërben ushqim falas rreth 300 personave çdo ditë të cilët nuk kanë mundësi ta sigurojnë  në shtëpitë e tyre.

Ndër personat që kanë nevojë është dhe rasti i Arditit, 50-vjeçarit qe jeton ne shtëpi se bashku me vëllain dhe babain e sëmurë, te cilëve duhet t’u sigurojë çdo ditë ushqim në shtëpi. Si zgjidhje të vetme ai sheh këtë mensë.

Të tjerë qytetarë nuk ngurrojnë të tregojnë ndihmën e madhe  që marrin këtu

Tirana e një milion banorëve ka shumë të varfër, që përpiqen të sigurojnë ushqimin e përditshëm për të mbijetuar. Vullnetaret e Kishës Ortodokse të Shqipërisë punojnë që prej orës 4 të mëngjesit nga e hëna në të shtunë për tu përgatitur ushqime personave në nevojë.

Drejtuesi i mensës At Nikolla Kodheli tregon disa nga kategoritë të cilat kanë më shumë nevojë.

Por për të mbështetur këtë mensë, si edhe për të rritur cilësinë dhe kapacitetet ushqimore brenda saj nevojitet edhe mbështetja modeste e bamirësve të tjerë.

Mensa “Shërbimi i Dashurisë” funksionon që prej janarit të vitit 2005. Ideator dhe mbështetës i saj është Kryepeshkopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos. Për shkak të rritjes së varfërisë një tjetër mensë mendohet të hapet në kombinat. Mensa të tjera të cilat ofrojnë ushqim për qytetarët funksionojnë edhe në Korçë, Gjirokastër e Berat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy