Gjykata e Lartë greke refuzon ekstradimin e 8 puçistëve në Turqi

Gjykata e Lartë greke refuzon ekstradimin e 8 puçistëve në Turqi

Gjykata e Lartë e Greqisë ka vendosur kundër ekstradimit të tetë ushtarëve turq që qeveria turke i akuzon se ishin të përfshirë në tentativën e grushtit të shtetit, në korrikun e vitit të kaluar.

Tetë ushtarët turq u larguan me një helikopter në Greqi, pas përpjekjes së grushtit të shtetit, por thonë se nuk ishin të përfshirë.

Rasti ka paraqitur një dilemë diplomatike për Greqinë.

Por, vendimi i gjykatës është i formës së prerë dhe nuk mund të apelohet. Ministri i Drejtësisë Stavros Kontonis tha para vendimit se do të respektojnë vendimin dhe nuk do të ndërhyjë.

Turqia ka kërkuar që tetë ushtarët, të cilët i quan tradhëtarë të kthehen dhe të dalin para gjykatës, por vetë personat argumentojnë se jeta e tyre do të jetë në rrezik nëse kthehen.

Turqia pritet të reagojë me forcë për këtë bendim të gjykatës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy