Edvin Prençi, kryetar i shoqatës “Proeksport Albania” në një lidhje skype në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ deklaroi se ky sektor i fasonerisë duhet të kaloj në fazën e tij të dytë atë të manifakturës.
Sipas tij mungesa e punëtorëve në këtë sektor nuk vjen vetëm si pasojë e pagave të ulëta, por edhe se të rinjtë zgjedhin të largohen jashtë vendit, si pasojë e mungesës së politikave për ti inkurajuar dhe informuar ata.
Sipas Prençit duhet të rritet cilësia, prodhimi, kushtet sepse konkurrenca e biznesit tonë është shumë e fortë me atë të vendeve të tjera të Ballkanit.
Situata aktuale ka një përmirësim dhe po ta krahasojmë me 2019 kemi një rritje të kërkesës për punë. Premisat janë që ky sektor të ketë dhe më shumë sukses në prodhimet e tij dhe cilësinë krahasuar kjo dhe me vendet e tjera të Ballkanit, por duhet të bëhen politika dhe mund të ri konfirmojnë se të paktën janë dhe mbi 20 mijë vende pune të lira.
Sa i takon faktorit të pagës nuk mund të bëhet për një person. Ajo që dua të theksoj është se ky sektor duhet të kaloj në fazën e dytë atë të manifakturës. Dëmi kryesor që u shkaktua ishte 130 mln euro, ka një tendencë në rritje por kemi një andikap të theksuar me vendet e tjera të Ballkanit dhe duhet të investojmë në prodhim më shumë, duhet të rrisim cilësinë pasi konkurrenca me këto vende është shumë e fortë.
Problematika që i takon mungesës së punëtorëve është e madhe por dua të theksoj se kjo nuk vjen vetëm si pasojë e pagave të ulëta, por edhe trajnimeve për të kuptuar se në cilin sektor mund të punojnë këta të rinj, të cilët zgjedhin të largohen nga vendi. Duhet të bëhet një politikë me qeverinë që të ketë prurje të reja sepse gjeneratat e reja nuk kanë informim. Aktualisht janë 57 mijë të punësuar dhe rreth 23 mijë vende të lira.



