Dekonspiroi kolegët, pezullohet inspektori i policisë së Gramshit

Dekonspiroi kolegët, pezullohet inspektori i policisë së Gramshit

Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Elbasan-Korçë ka pezulluar nga detyra pas vendimit të Gjykatës një inspektor policie në Gramsh.

Bëhet me dije se inspektori me iniciale I.B., ka qenë në dijeni të akteve të paligjshme të dy shtetasve dhe i ka orientuar që t’i shmangen kontrolleve të policisë duke spostuar shërbimet gjatë kohës që është në detyrë.

Njoftimi: Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Elbasan-Korçë ka ekzekutuar sot vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë Inspektor I. B., me detyrë Trupë Shërbimi në Komisariatin e Policisë Gramsh, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Nga hetimet e kryera nga AMP, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, rezulton se punonjësi i mësipërm ka qenë në dijeni të faktit të paligjshmërisë së shtetasve N. T. dhe Z. T., të cilët i ka orientuar që t’i shmangen kontrolleve të policisë duke spostuar shërbimet gjatë kohës që është në detyrë. Gjithashtu, ai i ka orientuar këto subjekte t’i fshehin automjetet e tyre me lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme gjatë operacioneve policore të kryera nga efektivët e tjerë të Komisariatit të Policisë Gramsh, duke dekonspiruar kolegët e tij gjatë kryerjes së detyrës.

Hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë paligjshmëri.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy