Liderët e Polonisë, Gjermanisë dhe Francës do të takohen të premten në Berlin për një samit urgjent kushtuar Ukrainës.
Lajmin e bëri me dije kryeministri polak Donald Tusk.
“Të premten do të jem në Berlin me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz për të diskutuar situatën ”, deklaroi Donald Tusk, gjatë një interviste për kanalin televiziv publik TVP Info.
Donald Tusk dhe presidenti polak Andrzej Duda u pritën të martën në Uashington nga presidenti amerikan Joe Biden, administrata e të cilit tregoi, pavarësisht një bllokimi në Kongres, mbështetjen e saj për Ukrainën duke njoftuar ndihmën e re ushtarake për Kievin.



