Dy pallate në njësinë Nr.4 në Tiranë do të shemben nga fadromat e IKMT, njëri prej të cilëve nisi të shembet ditën e sotme, me justifikimin e dëmtimeve nga tërmeti.
Njëra nga banoret e pallatit që pritet të shembet deklaroi për mikrofonin e MCN Tv, se fatin e pallatit që po prishet do e ketë edhe pallati i saj, ku jeton prej 32 vitesh.
Ne jemi 90 familje, disa familje janë larguar se bashkia u ka dhënë shtëpi te ‘5 Maji’. Edhe ata që kanë dalë te ‘5 Maji’ janë pa dokumente, e kam shtëpinë time, banoj prej 32 vitesh, jemi dy pensionistë, ku të shkojmë ne.
Vetëm të dalim në rrugë, nuk ka asnjë problem pallati. Në kohën e tërmetit kanë ardhur për verifikim dhe sot i ndjeri Agron Hysenbelliou, na e ka nxjerrë pallatin DS3.
E kemi dokumentin në dorë dhe dokument për të marrë dëmshpërblim nga bashkia.
Shembja është për përfitimet e veta, nuk janë për tërmet, se për tërmet jetojnë vite e vite. Para tërmetit e kam parë me sytë e mi që vinin njerëz dhe shihnin, por që të merrnin shtëpitë tona s’na shkonte mendja kurrë.
Tërmeti qe sebepi. Ultimatum për largim nuk na kanë dhënë. Këta të pallatit që po shemben i mashtruan. Nuk ka dokument për banesë sociale!
Si mund të më nxjerrësh përjashta? Fadroma le të më zërë brenda shtëpi, se e gjallë s’bëhet fjalëë të dalë. Se unë e vdekur jam.
Bashkëshorti i së moshuarës akuzoi se po prishen pallatet sepse ashtu dëshiron Edi Rama.
Lali Eri të vijë këtu, nëse pallati im është i prishur vë thikën në fyt me dorën time. Unë jam në kat pestë, nuk është prishur.
Pse ta shembin, se i do qejfi Lali Erit të bëj pallate. Le të më japin shtëpi.
Ndërkohë një tjetër banore tha se Bashkisë po i vjen keq se mos i zë një tërmet tjetër brenda dhe po i nxjerr jashtë pa shtëpi, dhe po i shkelin me këmbë
Nga tërmeti nuk ka asnjë gjë. Kemi tre vjet do ju prishim do ju prishim. Nuk kanë as plasaritje as dëmtime.
Na thanë nga njësia administrative se atë fat që patën ata që po prishen, do e keni dhe ju. Bëhuni gati!
Një përfaqësues i Policisë Bashkiake tha për MCN se vendimi është dhënë nga emergjencat civile dhe për shembjen ka një vendim të Këshillit Bashkiak për prishje.
Banorët të ankohen tek Bashkia Tiranë. Jemi këtu për të demoluar dhe mos të kalojë njeri. Vetëm ky pallat që po shembet është parashikuar sot.
Një tjetër banor tha për se banorëve që po iu shembet pallati kanë marrë bonus qiraje për 3 vjet dhe i lanë shtëpitë e tyre për 5 milionë lekë bonus qiraje.
E nisën nga pallati më i vogël. Dokumentet e bashkisë na dhanë vlerësimin DS3, më pas u bë një akt tjetër ekspertimi e kategorizuan DS5. Dy vjet që nga akti i ekspertimit, këta banorë kanë jetuar aty.
Kush mban përgjegjësi penale nëse do kishte shembje, kur këta banorë kanë jetuar kaq kohë, pse duhet të shemben.
Njësia Nr.4 vetëm iu ka dënuar një pjese të banorëve vendimin e Këshillit Bashkiak dhe ka dy vjet. Ku është siguria e këtyre banorëve?
Nuk lihen banorët në mëshirë të fatit dhe të shkojnë me bonus qiraje apo me shtëpi me qira. Bashkia t'u siguronte apartamente të reja, fillimisht t'i strehonte në pallat tjetër, pastaj t'i prishte.
Tu japë njëherë shtëpinë e re dhe mës pas le t’i prishë. Kur kanë ndenjur 3 vjet pas tërmetit, mund të rrinë edhe 3 muaj.
Ish-zëvendës kryeministri dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj para zgjedhjeve na ka prezantuar një plan zhvillimor se do ndërtohen 5 kulla dhe do jetojmë po në këto 5 kulla.
Pse duhet banorët të lëvizin në një zonë tjetër të qytetit kur ka një plan zhvillimor. Ose banorët të merren vesh vetë me kompanitë private, mirë është të kemi zhvillime, por pozitive, ku banorët të marrin atë që iu takon.
Sakaq një tjetër banore deklaroi se kryetarja e njësisë Nr.4 akuzoi kryetaren e njësisë se i kërcënon se duhet të tërheqin bonusin e qirasë.



