Sherr për 100 mijë lekë të vjetra, i riu plagoset me thikë në Korçë

Sherr për 100 mijë lekë të vjetra, i riu plagoset me thikë në Korçë

Një i ri është plagosur me thikë nga një person tjetër gjatë një konflikti në qytetin e Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i riu ka marrë një plagë të lehtë në bark, ndërsa ka edhe lëndim nga goditjet me grushta. Ai ndodhet në spital në gjendje jashtë rrezikut për jetën. 

Policia ka arritur të identifikojë autorin dhe është vënë në ndjekje të tij. Shkak i konfliktit dyshohet një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra çka ka sjellë edhe degradimin e situatës deri në përdorimin e thikës. 

Aktualisht po merret deklarimi i të riut të plagosur ndërsa nga ana tjetër policia është vënë edhe në kërkim të autorit të identifikuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy