Po vjen “Galaxy S8”, risitë e smartfonit që hapet me sy

Po vjen “Galaxy S8”, risitë e smartfonit që hapet me sy

“Samsung Galaxy S8” do të jetë spektakolar. Gjiganti korean i teknologjisë do të sjellë versionin më të fundit të smartfonëve “Galaxy”, i cili do të ketë përmasa pothuajse sa ato të “Galaxy Mega”.

Modeli “Galaxy S8+” do të ketë ekran për përkulur 6.2 inç, kamera high definition me kapacitet 12 megapixel (kamera kryesore) dhe 8 megapixel ajo e përparme.

Risitë vijnë edhe në sigurinë e aparatit. Ai do të hapet me anë të njohjes së syrit të përdoruesit, kjo falë skanimit të irisit fillimisht. Edhe karikimi do të sjellë risi, pasi do të nxjerrë jashtë loje telat. “Samsung” propozon një platformë të re, mbi të cilën mbështetet smartfoni dhe karikohet.

Kujdes i veçantë i është kushtuar parandalimit të futjes së pluhurave dhe ujit në aparat.

Por ndërsa raportimet në media flasin për një “S8” dhe “S8+” spektakolare, për të cilat detajet e para pritet të dalin në prill, një gjë është e sigurt: do të na duhen xhepa më të mëdhenj për ta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy