Kreu i qendrës për të drejtat e fëmijëve në Shqipëri, CRCA, Altin Hazizaj, komenton hyrjen në fuqi javën e ardhshme të ligjit që verifikon të dënuarit për krime seksuale, pasi qendra e ka propozuar këtë ligj që në vitin 2013 dhe krijimin e regjistri të posaçëm me të dhënat e autorëve të një krimi specifik.
Në një intervistë për MCN TV, Hazizaj tha se regjistri nuk është një krijesë shqiptare dhe se sot janë mbi 70 vende anembanë botës të cilat kanë regjistra të krimeve seksuale.
Sipas tij, ky ligj është i pari që vendos në qendër një rast specifik ngacmimi seksual, nuk shkon aq larg sa ligji kanadez, amerikan apo ai britanik.
Kuvendi nuk i mbron tërësisht me anë të këtij ligji të drejtat e fëmijëve dhe qytetarëve. Nuk mund të jetë ligj diskriminues, se dëmi i shkaktuar nga një abuzim seksual ka të bëjë me gjithë jetën e viktimës.
Ligji ka të bëjë me masat administrative, që një pedofil apo abuzues të mos hyjë në kontakt me vende ku ka fëmijë apo persona vulnerabël.
Ligji është në respekt të plotë me Kushtetutën, kërkon ti vijë në ndihmë mbi të gjitha të gjithë atyre personave që kanë tendencën për të kryer marrëdhënie seksuale me fëmijë, ata që quhen grabitqarë seksual që kanë tendencë abuzimet seksual, apo pornografisë dhe trafikimin e qenieve njerëzore.
Qëllimi i ligjit është parandalues dhe ka si synim të mbrojë fëmijët, apo gratë shtatzënë.
Lidhur me detyrimin e çdo institucion publik ose privat, përpara se të emërojë, rekrutojë personel verifikimin në regjistër nëse rezulton se personi është i regjistruar si i dënuar për krime seksuale në dhe merren masa për ta transferuar në një pozicion ku nuk ka akses te fëmijët apo personat vulnerabël, Hazizaj shtoi se po të shihet lista e institucioneve të detyruara që të marrin masa të mbrojnë nga dhuna dhe abuzimi seksual shkon nga institucionet fetare dhe sportive, duke thënë se është menduar që gama e shtrirjes të jetë sa më gjerë.
Ka një nen në Kushtetutën shqiptare që mbron fëmijët, gratë shtatzënë etj. Ligji e ka kushtetutshmërinë, të gjithë deputetët e kanë kaluar dhe e kanë pasur ndërmend Kushtetutën kur e kanë votuar.
Krimet seksuale dëmtojnë jo vetëm individin, por gjithë shoqërinë. Qëllimi kryesor i ligjit synon të ndihmojë këta persona që mund të kryejnë marrëdhënie me fëmijët apo persona që kërkojnë të bëjnë marrëdhënie me dhunë.
Në këtë shoqëri nuk mund të dëmtosh për të arritur kënaqësitë e tua seksuale. Qëllimi është i dyfishtë, të mbrojmë viktimat, por edhe grabitqarëve që të tregojmë se ka rregulla kjo shoqëri dhe askush nuk mund të dhunohet pa lejen e personit.
Ka pasur diskutim me grupin e punës në Kuvend, drafti i paraqitur nga CRCA Shqipëri. Ligji nuk shkon aq larg, sa ishin propozimet tona. Ligjvënësi dhe institucionet në Shqipëri, qoftë private dhe shtetërore, kanë nevojë të ndryshojnë mendimin për dhunën seksuale.
Ne ende mbajmë në këmbë një Kod Penal i cili dënon autorëve, vetëm nëse përdhunojnë gruan fëmijën, apo burrë. Ne sot dhunë seksuale quajmë dhunën me penetrim!
Ndërsa e gjithë bota, quan dhunë seksuale edhe prekjen e trupit. Sidomos nëse është dhunë seksuale. Do na duhet t’iu lëmë disa kohë organizatave për të parë se çfarë problemesh ka ligji, për të parë se çfarë shtesash mund ti bëhet në vijim.
Fakti se të dhënat ruhen deri në ditën e vdekjes ose deklarimit si i vdekur të të dënuarit për krime seksuale dhe nëse përbën shkelje për shkak se personat në fjalë kanë kryer dënimin përkatës për veprën e tyre, Hazizaj tha se ligji shqiptar i trajton në mënyrë shumë humane, të dhënat e tyre janë shumë konfidenciale.
Kjo pasi Hazizaj deklaron se viktimat e këtyre krimeve seksuale vazhdojnë të jenë të vuajtur dhe të kenë pasoja gjatë gjithë jetës së tyre.
Rëndësi të kuptohet që krimi ka ndodhur dhe pavarësisht se personi quhet i rehabilituar, ajo që mbahet e dhënë është administrative, siç mbahet për çdo person nëse kryen një krim të caktuar.
Kjo e dhënë ka efekt parandalues, ka tendencën që para se të abuzojë seksualisht, të mendohet dy herë, tre herë se do të thotë që e gjithë jeta e një personi është e shënjuar diku dhe përbën shkas që të mos ketë akses ku ka fëmijë, por të jetë nën vëzhgimin e policisë gjatë gjithë kohës dhe të jenë të parët e dyshuar. Ligji ka efekt parandalues, kërkon që këtyre personave t’iu bëhet e qartë se shoqëria nuk e toleron një sjellje të tillë ndëshkuese.
Ne kemi shfrytëzuar disa modele, është marrë ligji kanadez dhe amerikan, të cilat janë ekstreme se janë regjistra të hapur.
Në Europë nuk zbatohet ky model dhe pastaj është shfrytëzuar modeli britanik, por edhe francez, por është shqyrtuar edhe modeli i Maqedonisë së Veriut që është vendi i parë në Ballkan, që ka miratuar një regjistër të tillë.



