“Deri në 2015-n, gjysmën e punëve do t’i bëjnë robotët”

“Deri në 2015-n, gjysmën e punëve do t’i bëjnë robotët”

Brenda 7 viteve të ardhshme, robotët do të bëjnë gjysmën e punëve që njerëzit bëjnë sot. Megjithatë, askush nuk do të mbetet pa punë. Kjo sipas projeksioneve të përftuara nga një studim i Forumit Ekonomik Botëror, i cili parashikon se në 5 vjet do të krijohen 133 milionë vende të reja pune, përballë automatizimit të 75 milionë të tjerave. Pra 58 milionë vende të reja pune, më të specializuara, me kusht që të investohet më shumë në trajnimin e punëtorëve.

I ashtuquajturi revolucioni i katërt industrial është bërë shpesh arsye që shumë njerëz t’i frikësohen humbjes së vendit të punës për shkak të zëvendësimit me një robot. Historia përsëritet dhe njësoj si në të shkuarën, evolucioni i teknikave të prodhimit mund të krijojë më shumë vende pune sesa ato që u jepen makinerive të automatizuara.

Kjo është bindja e krerëve të burimeve njerëzore dhe drejtuesve më të lartë të 12 industrive dhe 20 ekonomive të zhvilluara dhe në zhvillim, që në total përbëjnë 70% të GDP-së globale.   

E ardhmja është e shkencëtarëve

Më shumë 133 milionë vende pune deri në vitin 2022: evolucioni i tregut të punës do të sjellë me vete një zgjerim të madh të roleve që lidhen me teknologjisë e informacionit. Më të kërkuarat, sipas Forumit Ekonomik Botëror, do të jenë ekspertët e analizës së të dhënave dhe shkencëtarë, të ndjekur nga ekspertë të inteligjencës artificiale dhe menaxherët operacionale. Më pas vijnë zhvilluesit e programeve dhe shitësit e profesionistët e marketingut.

Ndërkohë, do të zhduken 75 milionë vende pune, duke nisur nga punonjësit manualë të futjes së të dhënave në sistemet kompjuterike dhe të atyre që kryejnë detyra administrative të tilla si menaxhimin e pagave dhe librat e kontabilitetit.

Orari i punës së një roboti

Në terma të orarit të punës, sot raporti njeri-makinë është 71 për 29. Pra, vetëm 29 për qind e punës së përgjithshme bëhet nga robotët, ndërsa 71 për qind është ende në duart e qenieve njerëzore. Por sipas parashikimeve Forumit Ekonomik Botëror, deri në vitin 2025 kjo përqindje do të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme dhe 52 për qind e orëve të punës do të kryhet nga sisteme të automatizuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy