
Joana Saliaj 13 vjeçarja nga Fieri në një lidhje skype me emision ‘Zgjohu me MCN’ ka folur për pasionin e saj për muzikën dhe faktin se si ajo po shkëlqen në Greqi ku dhe jeton.
Ajo shprehet se studion për muzikë dhe po spikat në shtetin grek me këngët popullore përtë cilat ka një pasion të veçantë.
Joana flet dhe për dëshirat dhe ëndrrat e saj për të ardhmen ku tregon se në tetor të vitit tjetër do të jetë pjesëmarrëse në një konkurs Turqi.
Që kur isha e vogël më pëlqente shumë muzika të kërceja dhe këndoja dhe prindërit e mi më dërguan në një kurs muzike dhe për një vit diplomohem. Më pëlqen shumë në veçanti muzika popullore. Vitin tjetër do jem pjesë e një konkursi në Turqi, bëhet fjalë për një konkurs për fëmijë.
Nga ana e saj nënë shprehet se Joana i ka bërë shumë krenare me talentin e saj dhe shpreson që mos ti ndahet kurrë këtij pasioni.
Që e vogël ajo këndonte dhe kërcente dhe njerëzit e shihnin talentin e saj dhe na sugjeruan që pse se çoni në shkollë muzike. E çuam dhe tani ka 6 vjet që e studion muzikën dhe shpresojmë që të mos shkëputet kurrë.



