Pas 10 ditësh bllokim për shkak të shembjeve masive, aksi kombëtar Librazhd–Përrenjas pritet të rihapet mesditën e të martës. Bëhet fjalë për një rrugë në gjurmët e vjetra, e cila sipas ARRSH-së ofron siguri pas stabilizimit të zonës dhe devijimit të rrjedhës së lumit dhe do të jete e e aksesueshme edhe nga mjetet e tonazhit të rëndë.



