
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka konsideruar si urgjente çështjen e adresimit të krimeve të luftës në Kosovë, duke shtuar se janë duke humbur dëshmitarët.
Duke folur në mbledhjen e qeverisë të mbajtur kryeministri u shpreh:
Krimet nuk vjetërsohen, por dëshmitarët po janë më të moshuar. Besoni që në shumë prej varrezave ku janë martirët e dëshmorët e kombit, po bashkëngjiten edhe varret e të mbijetuarve që në vitet e fundit kanë ndërruar jetë. Andaj është çështje urgjente adresimi i krimeve të luftës sidomos për shkak se me kalimin e viteve jemi duke i humbur dëshmitarët. Dëshmitë janë aty, por jemi duke i humbur dëshmitarët sepse u bë çerekshekulli nga lufta e fundit në Kosovë”.



