Gordani: Shqipëria, prapa në ndërtimin e infrastrukturës së brendshme që të marrë gaz nga TAP, mungon vizioni për udhëheqjen e projektit

Gordani: Shqipëria, prapa në ndërtimin e infrastrukturës së brendshme që të marrë gaz nga TAP, mungon vizioni për udhëheqjen e projektit

Me marrjen e dritës jeshile për kalimin e gazsjellësit TAP në Shqipëri, qeveria u vu në lëvizje për të hartuar masterplanin për gazifikimit të vendit.

Në studion e emisionit “MCN economy”, eksperti i energjisë, Lorenc Gordani, shprehet se projekti nuk ka të bej vetëm me kuadrin ligjor, por me faktin se Shqipëria është shumë prapa në ndërtimin e infrastrukturës së brendshme përcjellëse që të marrë gaz ng TAP

Sipas Gordanit, mungon vizioni dhe lidershipi për udhëheqjen e këtij projekti.

Nuk kemi të bëjmë thjesht me kuadrin ligjor, por edhe më kuadrin e infrastrukturës sespe duhet ndërtuar infrastruktura përcjellëse e gazit që të përdoret dhe kjo është bërë e pamundur që TAP të bënte këtë projekt të realizueshëm dhe të bëhet e mundur.

Pra nëse do duhej të kishin pasur përfitime, siguria energjetike dhe përfitimi i pajisjes së burimit me një fitim që është gazi natyror, dhe nuk ishim në gjendje të merrnin këtë hap paraprak.

Ne e kemi të shtrirë në pikëpamjen gjeografike dhe kjo na ka ndihmuar, por ato janë amortizuar.

Kemi një projekt plan veprimi se si duhet të procedohet por kemi ngel në vend.

Nga ana tjetër le për të dëshiruar përplasja e shifrave që dëgjojmë nga politikanët, njëherë 1.5 miliard, njëherë 4 miliard €, pra mungon lidershipi dhe vizioni për të bërë këtë projekt, pa një perspektivë të qartë.

Shqipëria mbetet vend transit, jo përfituese e drejtpërdrejtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy