Komiteti për audiencën televizive/ Dyrnjaja: Dyshoj se mund të vendos oligopolin e të mëdhenjve dhe të krijojë censurë  (VIDEO)

Komiteti për audiencën televizive/ Dyrnjaja: Dyshoj se mund të vendos oligopolin e të mëdhenjve dhe të krijojë censurë (VIDEO)

Operatorët audiovizivë dhe agjencitë e reklamave kanë rënë dakord për ngritjen e një komiteti që do të shëbejë për matjen e audiencës.

Gazetari Denis Dyrnjaja i cili ishte i pranishëm në takim theksoi në edicionin e lajmeve në MCN TV se dyshon që nisma ka një qëllim për të krijuar një oligopol në media, duke krijuar “pushtetin e të mëdhenjve”.

Dyrnjaja tha se pas kësaj nisme që mund të jetë vullnetmirë nga AMA, mund të fshihen interesat e operatorëve të tjerë për të vendosur një lloj hegjemonie në treg. Gazetari shtoi se ka pikëpyetje të mëdha si do funksionojë komiteti, dhe mund krijohet një censurë e fshehur e operatorëve në treg. 

Organizimi i takimit sot në parim ishte një nismë e mirë. Sa i modaliteteve ka pikëpyetje të madhaja, sepse nuk është e saktësuar dhe e kthjellët se mbi ç’baza, mbi ç’metedologji dhe mbi c ç’mënyrë është vendosur kjo formulë e monitorimit të tregut. Pashë që shumë subjektet radio-televizive që funksionojnë sot në tregun shqiptar s’ishin prezente dhe është një tregues i mosbesueshmërisë që kemi deri në sot në raport me mënyrën si është përcaktuar audienca. Dyshoj që dy qëllime ka brenda: Një qëllim për të bërë një lloj oligopoli edhe në media, për të krijuar pushtetin e të mëdhenjve, përballë operatorëve të tjerë të cilët kanë zgjedhur të jenë në treg me mundësinë që kanë dhe mënyrën si e konceptojnë të bërit media. Për sa kohë është kjo pikëpyetje e madhe duket saktësuar si do funksionojë ky komitet dhe cilët janë përbërësit e tij.
Më i rëndësishëm se të ardhurat nga audienca, është emetimi i programacionit dhe content-it të televizioneve dhe radiove në interes të publikut. Ka shumë pikëpyetje që mund të vënë në dilemë të madhe funksionimin e tregut dhe mund të krijojnë një censurë në mënyrë të pakuptueshme ose të fshehur ndaj operatorëve që kanë zgjedhur mënyrën e tyre për të vepruar në treg. Tregu duhet të jetë i hapur, i lirë, konkurrues. Se kush e përballon vetë me mundësitë që ka, atë që zgjedhë t’i shfaqet dhe t’i përçojë publikut. Nuk mund të vendosim me rregulla dhe politika shtrënguese, edhe pse forma duket demokratike, përjashtimin e subjekteve të ndryshme televizive”.

Dyrnjaja u shpreh se propozoi që të jetë AMA që të mbikëqyrë sondimin, monitorimin e tregut të audiencës dhe raporti si do financohet, nga kush do financohet.

Unë i mëshova kësaj ideje që nëse do ta linim në vetrregullim, ne kemi mbi 20 vite që kemi një treg që funksionon në mënyrë të çrregullt me sondazhe të kompanive që s’kanë qenë të besueshme, dhe për këtë shkak edhe referencat e shpërndarjes së buxheteve të marketingut kanë qenë në bazë perceptimi dhe jo realiteti. Për sa kohë këto operatorë, të cilët kanë qenë vet autorë të kësaj mjegullnaje dhe pështjellimi mediatik, tentojnë të bëjnë edhe rregullatorin, mendoj që s’është zgjidhja e duhur. Sot propozova në tryezë një formulë të ndryshme, e cila do të ishte e barazlarguar nga fakti që vet operatorët të bënin këtë rregullim, sepse do të implikoheshin interesa që kanë operatorë të ndryshëm për të kontrolluar dhe menaxhuar tregun e reklamave mbi bazën e shikueshmërisë. 
Flitet që do jetë një kompani ndërkombëtare, po s’dihet asnjë teknikalitet si do operojë, mbi ç’buxhet do bëhet financimi i kësaj kompanie. Unë propozova që të jetë po AMA që mbikëqyr sondimin dhe të gjithë monitorimin e tregut të audiencës dhe raporti si do financohet, nga kush do financohet, është një dakordësi që mund të bëhet po nëpërmjet angazhimit të AMA-s si interlokutore e subjekteve dhe operatorëve për të vendosur një politikë dhe për të vendosur një raport që do krijonte një besueshmëri. 
Nuk është e thënë të marrim praktika bazike të vendeve të tjera që s’kanë të njëjtën ngjashmëri me mënyrën si ne e kemi perceptuar, shtrirë dhe s’i e kemi angazhimin e medias në Shqipëri. Maqedonia e Veriut është vërtet vend fqinj me ne, apo Kroacia që është pjesë e rajonit, një kemi një treg ndryshe, kemi një shtrirje diversive dhe s’mund të ketë një grup operatorësh që vepron mbi interesat e një grupi tjetër se do ngriheshin hije të mëdha dyshimi mbi vërtetësinë e raporteve dhe të tregut . Do ishte më mirë një treg i liberalizuar me AMA-n që mbikëqyr nëse do kemi besimin e nevojshëm ndaj institucionit. Në tryezë u tha që mediat duhet të paguajnë vet, madje nga disa prej operatorëve kryesorë, që janë operatorë kombëtar, kishte interes që të ndërmerrnin pagesat kryesore sipas rentës së shikueshmërisë, por kjo përjashton subjektet e tjera, që mund të mos kenë fuqinë e madhe të mediave kombëtare, por kanë fuqi në treg, këtu e kam fjalën për televizionet lokale apo rajonale. Mendoj që ka nevojë për fleksibilitet, qartësi më të madhe mbi këtë proces. Pati një tentativë për ta miratuar komitetin që ditën e sotme, por e kundërshtova. Druaj se mund të ketë interesa të tjera që fshihen pas kësaj nisme, që besoj është vullnetmirë nga AMA, por operatorë të tjerë do ta përdorin për të vendosur një lloj hegjemonie në treg”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy