Sipas projektligjit të depozituar në Kuvend nga deputeti i PS, Erjon Malaj, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nuk do të kryejë më prokurime dhe të lidhë kontrata për mirëmbajtjen e platformave dhe sistemeve digjitale të vendit – duke ia transferuar këto detyra një shoqërie TIK, ku shteti zotëron të paktën 51 për qind të aksioneve.
Deputeti i PD-së Sajmir Korreshi tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se projektligji nuk është iniciuar nga Malaj, po me propozim të atyre që janë në zullumin e AKSHI-t. Sipas Korreshit, duan të vjedhin hapur dhe me ligj, atë që dikur e vidhnin fshehurazi.
Të gjitha këto projektligji çuditërisht vijnë nga deputetët e rinj. S’ka shans Erioni të propozojë një ligj të tillë pa ia çuar shoku Enver. Vjen me propozim të atyre që janë në zullumin e AKSHI-t. Përdoren deputetët. Vetëm firmat kanë aty.
Flasim për sigurinë kombëtare. Atë që kanë bërë mbuluar, tani duan ta bëjnë hapur. Doli që doli hajde gjejmë një taktikë. I kalojmë shërbimet që do bëjnë të gjitha kompanitë brenda shtetit. Pse të mos e krijojnë këta këto shoqëri, këto fonde, Pse të mos e themelojnë vetë që ta kenë dhe të ligjëruar dhe t’i kalojën dhe të dhënat patronazhimit.
Është skandal shtetëror që po kërkohet të vidhet në dritën e diellit.



